Në përputhje me Ligjin e Energjetikës, veprimtaritë nga fusha e gazit natyror janë:
· tregtia me gaz natyror;
· transmetimi i gazit natyror;
· menaxhimi me sistemin e transmetimit të gazit natyror; · shpërndarja e gazit natyror; · furnizimi me gaz natyror dhe · furnizimi në rastin e fundëm me gaz natyror.
Veprimtaritë e cekura mund të ushtrohen nga palë të huaja në bazë të licencave të dhëna nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga licencat për kryerjen e veprimtarive energjetike, subjektet e licencuara kanë për detyrim të dërgojnë deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës raporte mujore dhe vjetore për punën e tyre.
GA-MA SHA Shkup, ushtron veprimtarinë energjetike të transmetimit dhe të menaxhimit me sistemin e transmetimit të gazit natyror dhe është e detyruar të mundësojë punë të sigurtë të sistemit të transmetimit të gazit natyror, i cili mundësohet me planifikim, ndërtim dhe mirëmbajtje të gazpërçuesit, të stacioneve matëse- rregullatore dhe të pajisjes tjetër, si dhe me menaxhim të kujdesshëm dhe monitorim të rrjetit të transmetimit dhe kontroll të të gjitha punimeve në rripin mbrojtës të gazpërçuesit.
Momentalisht, në Republikën e Maqedonisë së Veriut funksionojnë tre sisteme më të vogla të shpërndarjes së gazit natyror edhe atë Drejtoria e ZTIZH, NP Kumanovo Gas dhe NP Strumica Gas. Këto ndërmarrje janë bartëse të licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike të shpërndarjes së gazit natyror dhe të furnizimit me gaz natyror të konsumatorëve të lidhur në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror dhe janë të detyruara të mundësojnë zhvillimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e sigurtë të sistemit të shpërndarjes së gazit natyror për dërgesë të sigurtë dhe cilësore të gazit natyror deri te konsumatorët.
Duke filluar nga data 1 janar 2015, tregu i gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut është totalisht i liberalizuar dhe të gjithë konsumatorët mund të zgjedhin tregtarin apo furnizuesin me gaz natyror. Komisioni Rregullator i Energjetikës ka dhënë 15 licenca për tregti me gaz natyror, 2 licenca për furnizim me gaz natyror dhe 1 licencë për furnizim me gaz natyror në rastin e fundëm.