KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
KONSUMATORËT
Të drejtat

Të drejtat themelore të konsumatorëve

Kontrata për furnizim nuk guxon të përmbaj kushte jo etike, respektivisht dispozita me të cilat shkaktohet pabarazi domethënëse në të drejtat dhe obligimet në mes të palëve kontraktuese, dhe të cilat mund të jenë në dëm të konsumatorëve.

Si dispozita jo etike konsiderohen dispozitat që çojnë deri te:

  1. ndërprerja e përkohshme me furnizim ose ndërprerje të kontratës për furnizim, në qoftë se konsumatori ka shkelur dispozitat e ndonjë kontrate tjetër të lidhur me furnizuesin ose me ndërmarje të lidhur me furnizuesin,
  2. shmangia ose kufizimi i përmbushjes së shërbimeve kontraktuese, në dëm të konsumatorit,
  3. pamundësia e shfrytëzimit të mirave kontraktuese dhe zbritjeve me kushtëzimin e konsumatorit të vazhdojë kontratën pas skadimit të afatit për të cilin është lidhur dhe
  4. pagesa e shërbimeve që ofron furnizuesi, por nuk janë kontraktuar ose kërkuar nga ana e konsumatorit.

Më tutje, konsumatori ka të drejtë:

  1. të tërhiqet nga kontrata në bazë të informacionit nga furnizuesi për të ndryshuar kushtet kontraktuese,
  2. dërgimin e faturave në më shumë mënyra të mundshme pa harxhime shtesë,
  3. të informohet për çdo ndryshim në çmimin përfundimtar që paguan, të shkaktuara për shkak të ndryshimit në çmimet e energjisë elektrike ose tarifave për veprimtarit e rregulluara energjetike të përfshira në çmim,
  4. në informata të qarta dhe të sakta në faturë mbi sasitë e matura të energjisë elektrike, në mënyrë të kuptueshme dhe të kapshme për të,
  5. në zgjedhjen e më shumë mënyrave të pagesës, për të cilat duhet të tregohen edhe shpenzimet e konsumatorit për zbatimin e mënyrës së zgjedhur të pagesës,
  6. për trajtim jodiskriminues nga ana e furnizuesit, nëse ai jeton në zonë të largët,
  7. në njoftime të rregullta dhe të sakta për shpenzimet reale dhe kostot e energjisë elektrike, që ju mundëson menaxhimin e konsumit të tyre,
  8. në ndërrimin e furnizuesit në mënyrë transparente dhe jodiskriminuese, pa harxhime dhe në afat jo më të gjatë se tre javë nga dita që paraqet kërkesën për ndryshimin e furnizuesit tek furnizuesi i ri,
  9. gjatë çdo ndërrimi të furnizuesit të marrë një faturë përfundimtare për mbylljen e llogarisë brenda gjashtë javëve nga ndërrimi i furnizuesit,
  10. në bazë të kërkesave, ankesave dhe kundërshtimeve të tij të veprohet në mënyrë efikase nga ana e furnizuesit dhe për masat e ndërmarra të informohet me shkrim.

Para nënshkrimit të kontratës, secili furnizues duhet me kohë ti siguroj konsumatorit një kopje të udhëzuesit për konsumatorët që përmban informacione praktike për të drejtat e konsumatorëve të paraqitura në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme i cili nuk do të shkaktoj konfuzion te konsumatorët dhe nuk do ta hutoj ate gjatë vendimit për të lidhur, për të ndërprerë ose për të vazhduar kontratën ekzistuese të furnizimit.

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU