KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
Kursimi i energjisë
Efikasiteti energjetik

Pse është i rëndësishëm?

Efikasiteti energjetik përfshin një varg të gjerë aktivitetesh që çojnë në rritjen e efikasitetit në harxhimin e energjisë (për ngrohje / ftohje, energji elektrike dhe ujë) në një ndërtesë ose objekt.

Me vendosjen e masave të efikasitetit energjetik do të zvogëlohen mbeturinat e panevojshme dhe konsumi i tepërt, ndërsa në të njëjtën kohë do të realizohen edhe kursime të drejtpërdrejta financiare.

Në përkrahje të kursimit të energjisë gjithashtu është që vendosja e masave të efikasitetit energjetikë ndikon në përmirësimin e standardit të jetesës, përkrah kësaj, masat e efikasitetit energjetikë gjithashtu zvogëlojnë emisionet e gazrave thjerrëz, duke përfshirë edhe emetimin e CO2.

Duke pasur parasysh zvogëlimin e nevojës për energji primare, efikasiteti energjetik mund të konsiderohet edhe si një burim i ri i energjisë.

Fushat kyçe në të cilat mund të aplikohen masat e efikasitetit energjetik janë:

  • izolimi termik i ndërtesave / objekteve, izolimi i mureve të jashtme, çatisë dhe dyshemes, dritareve, roletave;
  • ngrohja;
  • ftohja dhe ajrosja;
  • ngrohja e ujit;

Përdorimi i energjisë elektrike në amvisëri - llambat kursyese, pajisje elektrike për amvisëri, duke përfshirë frigoriferë, makina larëse dhe tharëse të teshave, makina për larjen e enëve dhe pajisje të vogla - TV, DVD, audio, kompjuterë, printerë, furra me mikrovalë, mikserë, tharëse flokësh.

Mundësitë për kursim të parave janë të rëndësishme. Në varësi nga lloji i masave të zbatuara të efikasitetit energjetik, me një investim relativisht të vogël, mund të zvogëlohet harxhimi i energjisë elektrike për rreth 20-30%.

Por edhe me shfrytëzim të zgjuar dhe racional të energjisë mund të zvogëlojmë harxhimin e saj në mes 5% dhe 10%.

Si të kurseni energji? Këshilla të dobishme:

Ndërroni poçat e vjetër elektrik me LED poça.

Me izolimin e plasaritjeve, boshllëqeve dhe vendet ku rrjedhë, mund të kurseni deri në 10% të harxhimeve për ngrohje dhe ftohje.

Rregullisht pastroni ose zëvendësoni filtrat në sistemin tuaj për ftohje/ngrohje. Filtrat e papastër e bëjnë punën më të vështirë në sistemin tuaj dhe kjo çon në rritje të panevojshme të harxhimit të energjisë elektrike.

Nëse dhe kur është e mundur, lani rrobat tuaja në ujë të ftohtë.

Për të siguruar që frigoriferi juaj dhe/ose ftohësit me ftohje të thellë punon me efikasitet, shkrini ato para se trashësia e akullit të arij deri në 0.5 cm.

Gjatë muajve të verës, në mëngjes, ulni roletat në shtëpinë tuaj. Sidomos ato që gjinden në pjesën jugore. Kjo do të ndihmojë të ruhet temperatura në shtëpinë tuaj dhe të zvogëlohet puna e kondicionerit.

Në muajt më të ftohtë, roletat duhet të jenë të hapura ashtu që energjia e diellit të mund lirisht të hyjë brenda dhe të ngrohë shtëpinë tuaj.

Përdorni ndriçim natyral sa herë që të jetë e mundur.

Mos e lini kompjuterin të ndezur gjatë gjithë ditës. Aktivizoni kompjuterin, monitorin, printerin dhe faksin vetëm kur keni nevojë.

Frigoriferët dhe ftohësit me ftohje të thellë funksionojnë në mënyrë më efikase kur ato janë të plotë. Pra, mbani frigoriferin tuaj dhe ftohësin me ftohje të thellë sa më të plotë të jetë e mundur. Por kini kujdes sa i përket mbingarkesës, sepse do të zvogëlojë rrjedhën e ajrit dhe do të vështirësoj punën e pajisjes.

Përdorni pjatalarësen dhe lavatriçen pas orës 22:00.

Vendosni temperaturën e frigoriferit sipas rekomandimit të prodhuesit për të shmangur ftohjen e tepërt dhe humbjen e energjisë.

Mos i lini ventilatorët në banjë ose në kuzhinë hapur më gjatë se sa është e nevojshme.

Nëse keni mundësi dhe nevojë, ndërroni dritaret e vjetra me dritare të reja energjetike efikase me dy ose tre shtresa qelqi. Do të përmirësoni izolimin për 30 deri në 40%.

Çkyçni dritat kur nuk keni nevojë për to. Mesatarisht, rreth 12% e energjisë elektrike të harxhuar në një amvisëri është për ndriçimin e shtëpisë.

Mos e lini telefonin tuaj celular të ndezur gjatë natës. Të nevojshme jan vetëm disa orë për të u mbushur.

Çkyçni furrën disa minuta përpara se të mbaroj koha e gatimit. Ushqimi juaj do të vazhdoj të gatuhet pa përdorur energji elektrike shtesë.

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU