KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS, I SHËRBIMEVE TË UJIT DHE I SHËRBIMEVE TË
MENAXHIMIT ME MBETURINAT KOMUNALE I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Kontakt Newsletter
LICENCAT
Kompensimi për lëshimin e licencës

(1)    Për nisjen e procedurës së dhënies, ndryshimit, vazhdimit dhe bartjes së licencave për ushtrimin e veprimtarive energjetike, për dhënien e licencës për punë provë, si dhe kur bartësi i licencës së punës provë nis procedurë për dhënien e licencës, si dhe për regjistrim në regjistër, Komisioni Rregullator i Energjetikës i arkëton parashtruesit kompensim të njëhershëm, edhe atë:
1.    në shumë prej 45.000 denarë për veprimtaritë energjetike nga neni 3 paragrafi (1) pikat: 11-nëse prodhimi është nga burimet e rinovueshme, 14-nëse energjia elektrike e depozituar është nga burimet e rinovueshme, 20 dhe 21-nëse prodhimi është nga burimet e rinovueshme,
2.    në shumë prej 60.000 denarë për veprimtaritë energjetike nga neni 3 paragrafi (1), pikat: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11-nëse prodhimi nuk është nga burimet e rinovueshme, 12, 13, 14-nëse energjia elektrike e depozituar nuk është nga burimet e rinovueshme, 15, 16, 17, 18, 19, 21-nëse prodhimi nuk është nga burimet e rinovueshme, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28 dhe 29.  
(2)    Me përjashtim të paragrafit (1) të këtij neni, Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk i arkëton parashtruesit kompensim në rastet kur nis procedura për:
1.    ndryshimin e licencës me detyrë zyrtare ose
2.    vazhdimin e licencës së punës provë.
(3)    Pavarësisht nga aktvendimi ose vendimi, i cili do të sillet për kërkesën e parashtruar, kompensimi i njëhershëm i paguar për nisjen e procedurës nuk i kthehet parashtruesit dhe nuk mund të përdoret në rastet kur parashtruesi nis procedurë të re në përputhje me këtë rregullore.
(4)    Bartësit e licencave për ushtrimin e veprimtarive energjetike dhe bartësit e aktvendimeve për regjistrim në regjistër, kanë detyrim për t'i paguar kompensim vjetor Komisionit Rregullator të Energjetikës, në përputhje me Ligjin e Energjetikës*.
(5)    Bartësit e licencave për ushtrimin e veprimtarive energjetike, të cilët ushtrojnë një ose më shumë veprimtari të rregulluara energjetike, ose ushtrojnë një ose më shumë veprimtari të rregulluara energjetike dhe ndonjë veprimtari tjetër energjetike ose ndonjë veprimtari tjetër, janë të detyruar të mbajnë kontabilitet të ndarë dhe në llogarinë vjetore të dërguar te Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut (në tekstin e mëtejshëm: RQ) veçmas sipas shifrës së veprimtarisë, në përputhje me Klasifikimin Nacional të Veprimtarive, t'i paraqesin të hyrat nga secila veprimtari energjetike, për të cilën posedojnë licencë.

Xhirollogaria: 300000001735366

Deponent: Banka Komerciale SHA Shkup

© 2024 KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS, I SHËRBIMEVE TË UJIT DHE I SHËRBIMEVE TË MENAXHIMIT ME MBETURINAT KOMUNALE I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT