Portfolion e prodhuesve të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut e përbëjnë hidrocentralet elektrike të mëdha me fuqi të instaluar mbi 10 MW, hidrocentralet elektrike të vogla, fuqia e instaluar e të cilave është më e vogël se 10MW, centralet elektrike të erës, centralet elektrike diellore, termocentralet elektrike të biogazit dhe termocentralet elektrike të biomasës. Fuqia e instaluar dhe prodhimi i centraleve elektrike, të cilat përdorin burime të rinovueshme të energjisë është dhënë në tabelën e mëposhtme dhe është ndarë sipas teknologjisë:
Fuqia e instaluar dhe prodhimi i energjisë elektrike në vitin 2021 sipas teknologjisë
Fuqia e instaluar dhe prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë në vitin 2021 sipas teknologjisë |
|||||
Lloji i centralit elektrik |
Numri i centraleve elektrike |
Fuqia e instaluar (MW) |
Pjesmarrja (%) |
Prodhimi (GWh) |
Pjesmarrja (%) |
Gjithsej |
352 |
2.117 |
100,00% |
5.284 |
100,00% |
TCE |
5 |
1.034 |
48,85% |
2.105 |
39,84% |
ТЕ-ТО |
3 |
287 |
13,58% |
1.517 |
28,71% |
Burimet e rinovueshme të energjisë |
344 |
795 |
37,57% |
1.662 |
31,45% |
HCE |
10 |
587 |
73,76% |
1.662 |
68,12% |
CEE |
1 |
36,8 |
4,63% |
103 |
6,20% |
HCE të vogla |
107 |
119 |
14,97% |
321 |
19,34% |
CED |
220 |
45 |
5,69% |
51,46 |
3,10% |
Biogazi |
3 |
7 |
0,88% |
54 |
3,25% |
Biomasa |
1 |
1 |
0,08% |
0 |
0,00% |
Nga 352 prodhues vendorë të energjisë elektrike, 344 përdorin burime të rinovueshme të energjisë, nga këta 202 përdorin tarifë preferenciale, shtatë përdorin premi, ndërsa 135 centrale elektrike nuk përdorin masa për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike.
Në vitin 2021, 49 centrale të reja elektrike që përdorin burime të rinovueshme të energjisë filluan me punë (një hidrocentral elektrik dhe 48 centrale elektrike diellore), ndërsa dy centraleve elektrike iu hoq licenca për prodhimin e energjisë elektrike (një hidrocentral elektrik dhe një central elektrik diellor).
Energjia elektrike totale e prodhuar nga centrali elektrik i erës CEE Bogdanc dhe nga termocentralet elektrike të biogazit, blihet nga operatori i tregut të energjisë elektrike sipas tarifave preferenciale. Nga numri i përgjithshëm i hidrocentraleve elektrike të vogla, 96 e shesin energjinë elektrike sipas tarifave preferenciale, ndërsa 11 centrale elektrike të tjera e shesin energjinë elektrike në tregun e energjisë elektrike. Duke pasur parasysh se hidrocentralet elektrike të mëdha nuk i plotësojnë kushtet për fuqi të instaluar më të vogël se 10 MW për marrjen e statusit të prodhuesit preferencial, të gjithë prodhimin e tyre ato e plasojnë në tregun e energjisë elektrike. Për herë të parë, te centralet elektrike diellore, dominon numri i centraleve elektrike, të cilat energjinë elektrike të prodhuar e shesin në tregun e energjisë elektrike. Gjegjësisht, 101 centrale elektrike diellore përdorin tarifë preferenciale, ndërsa 121 centrale elektrike diellore, energjinë elektrike të prodhuar e shesin në tregun e energjisë elektrike.
Parskaj faktit se 98% e të gjitha centraleve elektrike përdorin burime të rinovueshme të energjisë, apo nëse e shfaqim me numra absolut, 344 nga 352 centrale elektrike përdorin burime të rinovueshme të energjisë, pjesmarrja e tyre në përqindje në fuqinë e përgjithshme të instaluar është 38%. Pjesëmarrja e energjisë së rinovueshme në energjinë e përgjithshme elektrike të prodhuar nga prodhuesit vendorë është edhe më e vogël dhe është 31%.
Pjesëmarrja e prodhuesve preferencialë, të cilët përdorin tarifa preferenciale, në kapacitetin e përgjithshëm të instaluar nga burimet e rinovueshme të energjisë, është 19%, ndërsa në kapacitetin e përgjithshëm të instaluar në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 7 %. Prodhuesit preferencial, të cilët përdorin tarifa preferenciale marrin pjesë me rreth 8% në energjinë elektrike të prodhuar nga prodhuesit vendorë, ndërsa në pjesën e prodhimit nga burimet e rinovueshme, prodhuesit preferencial marrin pjesë me 25 %.
Nëse nga portfolio e burimeve të rinovueshme të energjisë i heqim hidrocentralet elektrike të mëdha, në vitin 2021 janë prodhuar 514 GWh nga burimet e rinovueshme të energjisë, ndërsa 406 GWh janë prodhuar nga prodhuesit preferencialë.
MASAT PËR MBËSHTETJEN E BURIMEVE TË RINOVUESHME TË ENERGJISË
Masat për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë synojnë mundësimin e investimeve për shfrytëzimin optimal të potencialit në dispozicion të burimeve të rinovueshme të energjisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, arritjen e qëllimeve të detyrueshme nacionale për pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme të energjisë në konsumin e përgjithshëm dhe plotësimin e kushteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Si masa për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë në vendin tonë janë tarifa preferenciale dhe premia.
Tarifa preferenciale, si masë për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë, u vendos në vitin 2007, ndërsa centralet elektrike të para, të cilat energjinë elektrike të prodhuar e shesin sipas tarifave preferenciale filluan në vitin 2010. Me Ligjin e Energjetikës, në vitin 2018, përskaj tarifës preferenciale u vendos edhe premia si masë për mbështetje.
Premia është shuma shtesë mbi çmimin, të cilin e ka realizuar prodhuesi preferencial përmes shitjes së energjisë elekrike të prodhuar në tregun e energjisë elektrike. Prodhuesi preferencial, i cili përdor premi, zgjedhet përmes procedurës së tenderit me ankand, të cilin e zbaton Ministria e Ekonomisë.