KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
Kompetencat
Rregullimi i veprimtarive

Kompetencat e Komisionit Rregullator janë specifikuar në nenin 11 – е të Ligjit për energjetikë. Në përputhje me nenin e lartpërmendur, Komisioni Rregullator i ushtron detyrat si vijojnë:

  • kujdeset për furnizimin e sigurt, të vazhdueshëm dhe cilësor me energji;
  • kujdeset për avancimin e tregut konkurrent të energjisë;
  • i përcakton kushtet për furnizimin me lloje të caktuara të energjisë;
  • e përcakton Metodologjinë për formimin e çmimeve të llojeve të caktuara të energjisë;
  • përcakton sisteme tariforë për lloje të caktuara të energjisë;
  • merr vendime për çmimet e llojeve të caktuara të energjisë, konform Metodologjisë për formimin e çmimeve, sistemeve tariforë të llojeve të caktuara të energjisë dhe për akte të tjera normative;
  • i lëshon, zëvendëson, i heq dhe e monitoron realizimin e licencave për kryerjen e veprimtarive të caktuara nga fusha e energjetikës;
  • përcakton rregulla për lidhje në rrjetet e energjisë;
  • kujdeset për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve të energjisë;
  • ngre iniciativa për miratimin e ligjeve dhe akteve të tjera normative nga fusha e energjetikës;
  • merr pjesë në zgjidhjen e kontesteve dhe propozon masa për të njëjtit;
  • paraqet propozim deri te organet kompetente për ndërmarrjen e masave në përputhje me kompetencën e tyre dhe në procedurë të përcaktuar me ligj ndaj subjekteve të cilët veprimtarinë e kryen në kundërshtim me këtë ligj;
  • miraton Rregullore dhe akte të tjera të Komisionit Rregullator dhe
  • kryen punë të tjera të përcaktuara me Ligj.

Për kryerjen e punëve në kompetencë të Komisionit Rregullator, organet shtetërore, organet e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe shoqëritë tregtare që kryejnë veprimtari nga fusha e energjetikës e kanë për detyrë t’i japin dokumentet e nevojshme, të dhënat dhe informacionet me kërkesë të tij.

Dokumentet, të dhënat dhe informacionet me karakter konfidencial Komisioni Rregullator i shfrytëzon dhe ruan në mënyrë të përcaktuar me këtë akt.

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU