Shoqata Rajonale e Rregullatorëve të Energjisë (Energy Regulators Regional Association - ERRA) me seli në Budapest, Hungari, është asociacion profesional i trupave rregullatorë, qëllimi i të cilave është përforëcimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe përforcimi i kapaciteteve të trupave rregullatorë.
Komisioni Rregullator i Energjetikës është anëtar i barabartë i kësaj shoqate dhe përfaqësuesit e tij vazhdimisht përfshihen në punën e Komitetit të Licencave dhe Konkurencës, në Komitetitn e Tarifave dhe të Çmimeve, si dhe në grupet e punës për konsumatorët dhe legjislacionin, ndërsa njëkohësisht marrin pjesë në mënyrë aktive edhe në Asamblenë Gjenerale të ERRA-s, në mbledhje të Presidencës së ERRA-s dhe në konferencën vjetore të ERRA-s të investimeve dhe të rregullimit. Të punësuarit në Komisionin Rregullator të Energjetikës vazhdimisht i përdorin shërbimet e ERRA-s për përsosje profesionale dhe për edukim përmes pjesëmarrjes në kurset më të ndryshme specialistike nga lëmia e rregullimit në sektorin energjetik, rregullimit të tregjeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror, rregullimit të tarifave dhe të çmimeve, monitorimit të tregjeve të energjisë, rregullimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të energjisë etj.