KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
Sektor - Energjia elektrike
ENERGJIA ELEKTRIKE

Kush është kush në tregun e energjisë elektrike?

Prodhuesit e energjisë elektrike - Prodhuesit e energjisë elektrike - lloje të ndryshme të termocentraleve ku një sasi e caktuar e karburantit ose energjisë (qymyri, gazi natyror, uji, dielli, era ...) shndërrohet në energji elektrike që shitet në vend dhe jashtë saj. Prodhuesi më i madh i energjisë elektrike është ESM, i ndjekur nga CCPP TE-TO, EVN Elektrani dhe më shumë prodhues të tjerë të vegjël të energjisë elektrike.

Prodhuesit e privilegjuar të energjisë elektrike - prodhojnë energji elektrike nga burimet e ripërtërira, e cila pastaj me çmime të privilegjuara (më të larta se çmimet e tregut) blihen nga Operatori i tregut. Kjo energji elektrike në mënyrë proporcionale shpërndahet te furnizuesit aktivë dhe përmes tyre shitet te konsumatorët e fundit. Kjo është bërë me qëllim të nxitjes së prodhimit të të ashtuquajturës energji e pastër ose e gjelbër.

Sistemi i transmetimit të energjisë, me të cilin udhëheq MEPSO, paraqet qarkullimin kryesor të sistemit elektroenergjetik. Nëpërmjet tij transmetohet energjia elektrike me tension të lartë nga/deri te prodhuesit më të mëdhenj, si dhe nga/deri te shtetet fqinje (import / eksport) dhe dorëzohet deri te stacionet e transformimit (TS) që e transformojnë në energji elektrike me tension të mesëm.

Operatori i sistemit të shpërndarjes elektrike Elektrodistribuimi e merr këtë energji nga operatori i transmetimit dhe përmes sistemit për shpërndarjen e energjisë elektrike, i cili është i degëzuar në të gjithë territorin e vendit, e dorëzon te konsumatori I fundit.

MEMO Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike kujdeset për organizimin, funksionimin efikas dhe zhvillimin e tregjeve me marrëveshje dypalëshe dhe energji të balansuar, si dhe i kryen punët që kanë të bëjnë me tregun e organizuar të energjisë elektrike në shtet.

Konsumatorët që plotësojnë kushtet për pjesëmarrje të pavarur në tregun e energjisë elektrike, kanë marrëveshje për përgjegjësi të balansit me operatorin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike dhe janë të regjistruar si pjesëmarrës në tregun e energjisë elektrike. Këta konsumatorë, përveç nga furnizuesit, mund të blejnë energji elektrike edhe nga tregtarët ose prodhuesit e energjisë elektrike.

Tregtarët me energji elektrike janë subjekte kyçe përmes të cilëve kryhet shitblerja e energjisë elektrike në tregun me shumicë.

Furnizuesit me energji elektrike i kryejnë të njëjtat aktivitete shitblerëse si tregtarët, por për dallim nga ata, kanë të drejtën plotësuese për të furnizuar edhe amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, respektivisht aktivitetet e tyre të shitjes drejtohen para së gjithash kah tregtia me pakicë e energjisë elektrike.

Switch.mk i referohet pikërisht relacioneve ndërmjet furnizuesve me energji elektrike dhe amvisërive me konsumatorët e vegjël.

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU