Komisioni Rregullator i Energjetikës përbëhet nga 1 kryetar dhe 6 anëtarë të komisionit, të cilët janë funksionarë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga shërbimi për kryerjen e punëve profesionale dhe administrative. Organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës dhe i detyrave është përcaktuar me rregullore të posaçme nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Në Rregulloren e Organizimit të Brendshëm dhe Rregulloren e Sistematizimit të Vendeve të Punës dhe të Detyrave, Komisionit Rregullator të Energjetikës i janë përcaktuar njësitë organizative, grupet e përhershme dhe të përkohshme të punës, si dhe numri i përgjithshëm i kryerësve sipas sektorëve dhe departamenteve. Në këtë mënyrë, organizimi i kryerjes së punëve profesionale dhe administrative-teknike në Komisionin Rregullator të Energjetikës organizohet në:
- sektorë dhe departamente si njësi të përhershme organizative dhe
- grupe të përkohshme të punës për kryerjen e punëve dhe detyrave të veçanta specifike nën autorizimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës, që kërkojnë qasje nga më shumë sektorë.
Sipas Rregullores së Organizimit të Brendshëm, njësitë organizative për kryerjen e punëve profesionale për nevojat e Komisionit Rregullator janë:
- Sektori i energjisë elektrike,
- Sektori i gazit natyror, i karburanteve dhe i energjisë termike,
- Sektori i shërbimeve të ujit,
- Sektori ekonomik,
- Sektori juridik,
- Sektori i monitoringut, i hetimeve dhe i kundërvajtjeve;
- Sektori i burimeve njerëzore, i logjistikës, i punëve financiare dhe të përgjithshme dhe
- Sektori i teknologjisë informatike dhe i statistikës.
Me punën e sektorëve të ndryshëm udhëheq udhëheqësi i sektorit, ndërsa me punën e shërbimit udhëheq udhëheqësi i shërbimit. Udhëheqësi i sektorit, respektivisht udhëheqësi i shërbimit kujdeset për organizimin dhe kryerjen e punëve të sektorit, respektivisht të shërbimit dhe për punën e tij është përgjegjës Komisioni Rregullator.
Organizimi i brendshëm i Komisionit Rregullator të Energjetikës parasheh vendet e punës, të cilat nuk janë në përbërje të sektorëve (njësive organizative), ndërsa janë drejtpërsëdrejti të lidhura me punën e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës:
1. Këshilltar për punë juridike i kryetarit dhe i anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës;
2. Këshilltar për punë ekonomike i kryetarit dhe i anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës;
3. Këshilltar për energji elektrike i kryetarit dhe i anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës;
4. Këshilltar për gaz natyror, karburante dhe energji termike i kryetarit dhe i anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës;
5. Këshilltar për punë administrative dhe financa i kryetarit dhe i anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës
6. Revizor i brendshëm.
SEKTORI I ENERGJISË ELEKTRIKE
Për nevojat e Komisionit Rregullator të Energjetikës, sektori i energjisë elektrike i kryen punët në vijim:
- e përcjell funksionimin e tregut të energjisë elektrike;
- kujdeset për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve të energjisë elektrike;
- merr pjesë në përpilimin e rregullave, vendimeve për çmimet e naftës dhe dhënien e licencave nga lëmia e energjisë elektrike;
- përcjell plotësimin e detyrimeve sipas licencave të dhëna nga lëmia e energjisë elektrike;
- merr pjesë dhe jep propozime për zgjidhjen e kontesteve mes ofruesve të shërbimeve dhe përdoruesve nga lëmia e energjisë elektrike;
- bashkëpunon me organet e autorizuara shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, me shoqëritë tregtare, kryerëse të veprimtarive energjetike dhe përdoruesit e shërbimeve nga lëmia e energjisë elektrike dhe
- merr pjesë në grupe përkatëse të punës, të cilat bëjnë pjesë në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
SEKTORI I GAZIT NATYROR, KARBURANTEVE DHE ENERGJISË TERMIKE
Për nevojat e Komisionit Rregullator të Energjetikës, sektori i gazit natyror, i karburanteve dhe i energjisë termike i kryen punët në vijim:
- e përcjell funksionimin e tregut të gazit natyror, karburanteve dhe energjisë termike;
- kujdeset për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve të gazit natyror, të karburanteve dhe të energjisë termike;
- merr pjesë në përpilimin e rregullave, vendimeve për çmimet e naftës dhe dhënien e licencave nga lëmia e gazit natyror, e karburanteve dhe e energjisë termike;
- përcjell plotësimin e detyrimeve sipas licencave të dhëna nga lëmia e gazit natyror, karburanteve dhe energjisë termike;
- merr pjesë dhe jep propozime për zgjidhjen e kontesteve mes ofruesve të shërbimeve dhe përdoruesve nga lëmia e gazit natyror, karburanteve dhe energjisë termike;
- bashkëpunon me organet e autorizuara shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, me shoqëritë tregtare, kryerëse të veprimtarive energjetike dhe përdoruesit e shërbimeve nga lëmia e gazit natyror, karburanteve dhe energjisë termike dhe
- merr pjesë në grupe përkatëse të punës, të cilat bëjnë pjesë në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.
SEKTORI EKONOMIK
Për nevojat e Komisionit Rregullator të Energjetikës, sektori ekonomik i kryen punët në vijim:
- i përcjell gjendjet në tregjet energjetike në nivel të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në nivel ndërkombëtar;
- bën analizimin e gjendjeve ekonomike te veprimtaritë energjetike;
- e studion gjendjen financiare të subjekteve energjetike;
- merr pjesë në përpilimin dhe miratimin e rregullave dhe dispozitave;
- merr pjesë në përpunimin e vendimeve për tarifa, çmimeve dhe dhënien e licencave;
- e përcjell gjendjen sa i përket lëvizjes së çmimeve të burimeve energjetike, zbatimin e metodologjive dhe sistemet tarifore për formimin e tarifave dhe çmimeve të llojeve të ndryshme të energjisë;
- kujdeset për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të konsumatorëve të energjisë dhe burimeve të energjisë dhe përdoruesve të sistemeve energjetike;
- propozon masa për stimulimin e konkurencës në tregjet energjetike;
- i analizon kërkesat për ndryshimet e tarifave dhe çmimeve të dërguara nga subjektet e veçanta energjetike;
- bashkëpunon me organet e autorizuara shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, me kryerësit e veprimtarive energjetike, me përdoruesit e energjisë dhe me organizatat dhe institucionet e tjera;
- merr pjesë në grupe përkatëse të punës, të cilat bëjnë pjesë në organizata dhe asociacione rajonale dhe ndërkombëtare; dhe
- bën punë të tjera për nevojat e Komisionit Rregullator të Energjetikës.
SEKTORI JURIDIK
Për nevojat e Komisionit Rregullator të Energjetikës, sektori juridik i kryen punët në vijim:
- i përgatit të gjitha rregullat dhe aktet e tjera ligjore të përgjithshme dhe të veçanta që i sjell Komisioni Rregullator;
- përpilon mendime ligjore për nevojat e Komisionit Rregullator;
- e përcjell legjislacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të BE-së dhe e njofton Komisionin Rregullator të Energjetikës për nevojat për përpilimin e rregullave të reja në përputhje me ndryshimet në legjislacion dhe i sinjalizon Komisionit Rregullator të Energjetikës për nevojën për të nisur procedurë për ndryshimin e legjislacionit ekzistues në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
- merr pjesë në zgjidhjen e kontesteve;
- nis dhe merr pjesë në procedura për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të përdoruesve të energjisë dhe
- bën punë të tjera për nevojat e Komisionit Rregullator.
SEKTORI I MONITORINGUT, I HETIMEVE DHE I KUNDËRVAJTJEVE
Për nevojat e Komisionit Rregullator të Energjetikës, sektori i monitoringut, i hetimeve dhe i kundërvajtjeve i kryen punët në vijim:
- e përcjell funksionimin e tregjeve të energjisë;
- e përcjell realizimin e detyrimeve të përcaktuara me ligj të kryerësve të veprimtarive të rregulluara energjetike, të cilat i referohen mundësimit të sigurisë në furnizimin me energji elektrike, gaz natyror dhe energji termike,
- e përcjell plotësimin e parimeve themelore të jodiskriminimit, të transparencës dhe të paanshmërisë në funksionimit të tregjeve energjetike;
- e përcjell mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve të energjisë;
- e përcjell cilësinë e shërbimeve të bartësve të licencave;
- përcjell plotësimin e detyrimeve sipas licencave të dhëna;
- propozon nisjen e procedurës për heqjen e licencave;
- bashkëpunon me organet e autorizuara shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes lokale, me kryerësit e veprimtarive energjetike, me përdoruesit e energjisë dhe me organizatat dhe institucionet e tjera;
- merr pjesë në grupe përkatëse të punës, të cilat bëjnë pjesë në organizata dhe asociacione rajonale dhe ndërkombëtare.
SEKTORI I SHËRBIMEVE TË UJIT
Sektori i shërbimeve të ujit është i autorizuar për punët dhe detyrat e punës në vijim:
- e përcjell funksionimin e shërbimeve të ujit;
- kujdeset për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve të shërbimeve të ujit;
- merr pjesë në përgatitjen e rregullave dhe dispozitave që i referohen tarifave dhe çmimeve të shërbimeve të ujit;
- merr pjesë në zbatimin e procedurës për përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ujit dhe tarifës rregullatore;
- i vlerëson kërkesat për përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ujit dhe harmonizimin me planin afarist të ofruesve të shërbimeve të ujit;
- merr pjesë në përgatitjen e propozim-tarifave për shërbimet e ujit;
- merr pjesë në përgatitjen e aktvendimeve për tarifat e shërbimeve të ujit dhe tarifave rregullatore;
- e përcjell plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga aktvendimet për përcaktimin e tarifave të shërbimeve të ujit dhe tarifave rregullatore.
SEKTORI I BURIMEVE NJERËZORE, I LOGJISTIKËS, I PUNËVE FINANCIARE DHE TË PËRGJITHSHME
Sektori i burimeve njerëzore, i logjistikës, i punëve financiare dhe të përgjithshme, është i autorizuar për punët dhe detyrat e punës në vijim:
- merr pjesë në përgatitjen e rregulloreve, të vendimeve, të përfundimeve, të udhëzimeve dhe të akteve të tjera të përgjithshme dhe të posaçme që i miraton Komisioni Rregullator i Energjetikës;
- mundëson mbështetje profesionale-operative dhe logjistike të kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës.
- përgatit takime zyrtare dhe ngjarje të kryetarit dhe të anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe e informon opinionit e gjerë për aktivitetet e Komisionit Rregullator të Energjetikës;
- organizon dhe zbaton procedura për themelimin e marrëdhënies së punës;
- merr pjesë në menaxhimin me burimet njerëzore dhe mban evidencë të kuadrit;
- përgatit planin për pushimin vjetor dhe mban evidencë për pushimet vjetore të të punësuarve;
- zbaton rregulla nga lëmia e sigurisë dhe e shëndetit të të punësuarve gjatë punës;
- është përgjegjës për zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale;
- përgatit rregullore, përfundime, vendime dhe udhëzime për punën në zyrë dhe në arkiv;
- e organizon punën në arkiv (pranimin e parashtresave, evidencën, klasifikimin dhe radhitjen sipas njësive organizative, arkivimin e lëndëve, ekspedimin e akteve të sjellura deri te subjektet, të cilave iu referohen);
- organizon regjistrimin dhe çregjistrimin e materialit arkivor.
SEKTORI I TEKNOLOGJISË INFORMATIKE DHE I STATISTIKËS
Sektori i teknologjisë informatike dhe i statistikës është i autorizuar për kryerjen e punëve dhe detyrave të punës:
- vendos dhe e mirëmban sistemin informativ, kujdeset për mirëmbajtjen dhe avancimin e softuerit, mbështetjen teknike për të gjithë përdoruesit e sistemit, zhvillimon dhe mirëmban bazën e të dhënave dhe përpunon dhe mirëmban faqen e internetit të Komisionit Rregullator të Energjetikës;
- mundëson IT-mbështetje në punën e Komisionit Rregullator të Energjetikës; - zgjidh probleme komplekse, të cilat i referohen harduerit dhe softuerit të Komisionit Rregullator të Energjetikës, dizajnon dhe zbaton zgjidhje aplikative të softuerit, që shërbejnë për nevojat e komisionit;
- e organizon mirëmbajtjen e rrjetit lokal LAN;
- kujdeset për ruajtjen e dokumenteve, që janë në formë elektronike në përputhje me rregullat ligjore dhe procedurat e brendshme në mënyrë që mundëson operim të lehtë me të njëjtit;
- merr pjesë në përgatitjen e politikave të sigurisë së informatave, të cilat i ka në dispozicion Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Grupet e përhershme dhe të përkohshme të punës
Në suaza të kryerjes së punëve nga fushëveprimi i autorizimeve të Komisionit Rregullator të Energjetikës, formohen grupe të përkohshme dhe të përhershme të punës. Grupet e përhershme të punës formohen për kryerjen e punëve, që i referohen:
- Dhënies së licencave dhe përcjelljes së zbatimit të licencave;
- Çmimeve dhe tarifave, si dhe
- Pjesëmarrjes në zgjidhjen e kontesteve dhe propozimin e masave për zgjidhjen e kontesteve.
Grupet e përkohshme të punës formohen për kryerjen e punëve me karakter të përkohshëm, që i referohen:
- Përgatitjes së rregullave dhe të dispozitave nga autorizimi i Komisionit Rregullator
- Dhënies së mendimit për çështjet e ndryshme
- Kryerjes së punëve që rrjedhin nga detyrimet ndërkombëtare
- Përgatitjes së propozimeve për veprim sipas çështjeve të ndryshme specifike që janë nën autorizimin e Komisionit Rregullator.
Themelimi i grupeve të punës bëhet me aktvendim të Komisionit Rregullator, me të cilin përcaktohen detyrat dhe vëllimi i punës, përbërja dhe udhëheqësi i tij. Me punën e grupeve të punës udhëheq udhëheqësi, i cili është i emëruar nga Komisioni Rregullator. Si udhëheqës i grupeve të përkohshme të punës përcaktohet një prej udhëheqësve të sektorëve në përputhje me ngjashmërinë e detyrës specifike me pnët që kryhen në sektorin përkatës. Si udhëheqës të grupeve të përhershme të punës, me rregull, përcaktohet njëri prej udhëheqësve të sektorëve, varësisht prej detyrës për të cilën është krijuar grupi i punës, edhe atë:
- dhënien e licencave dhe përcjelljen e zbatimit të licencave - udhëheqësi i sektorit për punë teknike dhe energjetike;
- çmimet dhe tarifat - udhëheqësi i sektorit për punë ekonomike; dhe
- pjesëmarrjen në zgjidhjen e kontesteve dhe propozimin e masave për zgjidhjen e kontesteve - udhëheqësi i sektorit për punë juridike.
Njëashtu, në përbërjen e grupeve të përkohshme të punës, përkatësisht emërohen edhe ushtrues nga sektoret e veçanta të Komisionit Rregullator.