Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin e Energjetikës (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 16/11, 136/11, 79/13, 164/13, 41/14, 151/14, 33/15, 192/15, 215/15, 6/16, 53/16 dhe 189/16) dhe në përputhje me Ligjin e Energjetikës (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 96/18 dhe 96/2019), përbëhet nga 7 anëtarë, nga të cilët njëri është kryetar.
Anëtarët dhe kryetarin e Komisionit Rregullator të Energjetikës me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i emëron dhe i shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e marrë parasysh përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të të gjitha bashkësive.
Për anëtar të Komisionit Rregullator të Energjetikës mund të emërohet personi shtetas i Republikës së Maqedonisë, i cili ka fituar më së paku 240 kredi sipas ECTS ose që ka kryer shkallën VII/1 nga fusha elektroteknike, makinerisë, teknologjisë, hidro - inxhinierisë ndërtimore, ekonomisë ose drejtësisë.
Funksioni anëtar i Komisionit Rregullator të Energjetikës kryhet në mënyrë profesionale dhe është i papajtueshëm me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose funksioni në parti politike apo vend pune. Anëtarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës i pushon funksioni publik ose funksioni në parti politike me fuqinë e ligjit në ditën e emërimit të tij. Nëse anëtari i Komisionit Rregullator të Energjetikëa para emërimit ka qenë në marrëdhënie pune, i pezullohet marrëdhënia e punës.
Mandati i çdo anëtari të Komisionit Rregullator është pesë vjet dhe asnjë anëtar nuk mund ta kryej këtë funksion më shumë se dy mandate.
PËRBËRJA E TANISHME i Komisionit Rregullator të Energjetikës:
Mr. Marko Bislimoski, magjistër i elektroteknikës, Kryetari i KRRE-së;
i emëruar si kryetar i KRRE-së, me mandat prej pesë viteve, me vendim nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë" nr. 08-3994/1 datë 26.6.2018, të botuar në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 118/18 dhe sërish i zgjedhur me mandat prej pesë viteve, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-3915/1 datë 26.7.2023, të botuar në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë" nr. 160/23.
Mr. Lirim Sulejmani, magjistër i shkencave juridike, Zëvendëskryetar i KRRE-së;
i emëruar si anëtar i KRRE-së, me mandat prej pesë viteve, me vendim nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-2408/1 datë 18 maj 2021, të botuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr. 110/21.
Mr. Andrej Tasev, magjistër i ekonomisë dhe inxhinier i diplomuar i makinerisë, anëtar i KRRE-së;
i emëruar si anëtar i KRRE-së me mandat prej pesë viteve, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-2225/1 datë 5 maj 2021, të botuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr. 101/21.
Mr. Aleksandar Çebotarev, magjistër i elektroteknikës dhe i teknologjive informatike, anëtar i KRRE-së;
i emëruar si anëtar i KRRE-së me mandat prej pesë viteve, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-3915/1 datë 26 korrik 2023, të botuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr. 160/23.
Faton Ambari, ekonomist i diplomuar, anëtar i KRRE-së;
i emëruar si anëtar i KRRE-së me mandat prej pesë viteve, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-3915/1 datë 26 korrik 2023, të botuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr. 160/23.
Mr. Merita Dema, magjistër i elektroteknikës dhe i teknologjive informatike, anëtar i KRRE-së;
e emëruar si anëtare e KRRE-së me mandat prej pesë viteve, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-3915/1 datë 26 korrik 2023, të botuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr. 160/23.
Mr. Elena Markova-Velinova, magjistër i elektroteknikës, anëtar i KRRE-së;
e emëruar si anëtare e KRRE-së me mandat prej pesë viteve, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-4271/1 datë 03.09.2024, të botuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr. 185/24.
PËRBËRJA PARAPRAKE e Komisionit Rregullator për Energjetikë:
Sllave Ivanovski, jurist i diplomuar, Kryetar dhe anëtar i KRRE-së;
Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga data 23 korrik 2003, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 50/03, i emëruar për kryetar të Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Dimitar Petrov, inxhinier i diplomuar për elektroteknikë, Kryetar dhe anëtar i KRRE-së; I emëruar për kryetar të KRRE-së, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07-2694/1 nga data 15 qershor 2009, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 76/09 dhe i rizgjedhur për kryetar të KRRE-së me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08 - 5079/1 nga data 02.11.2015, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/15.
Mr. Radomir Cvetkoviq, inxhinier i diplomuar teknolog, anëtar i KRRE-së;
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga data 23 korrik 2003, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 50/03, është emëruar për anëtar të Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Murat Ramadani, ekonomist i diplomuar, anëtar i KRRE-së;
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga data 23 korrik 2003, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 50/03, është emëruar për anëtar të Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Branko Brajkovski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, anëtar i KRRE-së;
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07 - 3863/1, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 66/04, mandati i Branko Brajkovski është vazhduar për pesë vjet.
Vllatko Gavrillov - In Memoriam, elektro inxhinier i diplomuar, anëtar i KRRE-së;
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07 - 3296/1 nga data 13.09.2005, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 77/2005, është emëruar për anëtar të Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Mr. Ruhi Bakiju, jurist i diplomuar, Zëvendës kryetar dhe anëtar i KRRE-së;
Është emëruar për anëtar në KRRE me mandat prej pesë vitesh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 5574/1 nga muaji dhjetor i vitit 2007, i publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 156/07.
Mr. Elena Markova-Velinova, inxhiniere e diplomuar e elektroteknikës, anëtare e KRRE-së;
E emëruar për anëtare të KRRE-së me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 758/1 nga data 7 shkurt 2011, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr.15/2011.
Mr. Dejan Boshkovski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, anëtar i KRRE-së;
I emëruar për anëtar të KRRE-së, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-4452/1 nga data 17 tetor 2016, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/16.
Vidan Kulevski, inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, anëtar i KRRE-së; I emëruar për anëtar të KRRE-së me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07 - 4768/1 nga data 16 nëntor 2009, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 138/09 dhe i rizgjedhur për anëtar të KRRE-së me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.08 - 5079/1 nga data 02.11.2015, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/15.
Svetllana Janevska, ekonomiste e diplomuar, anëtare e KRRE-së;
E emëruar për anëtare të KRRE-së me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 1057/1 nga data 29.02.2008, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 32/08 dhe e rizgjedhur për anëtare të KRRE-së me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 1067/1 nga data 19.02.2014, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 37/14.
Pançe Orcev, inxhinier i diplomuar teknolog, anëtar i KRRE-së;
I emëruar për anëtar të KRRE-së, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-4848/1 nga data 25 dhjetor 2017, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/17.
Mr. Kushtrim Ramadani, inxhinier i diplomuar i makinerisë, Zëvendëskryetar dhe anëtar i KRRE-së;
I emëruar për anëtar të KRRE-së, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07-5245/1 nga data 24 dhjetor 2012, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 166/2012 dhe i rizgjedhur për anëtar të KRRE-së me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08 - 3994/1 nga data 26.06.2018, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 118/18.
Enver Elmazi, jurist i diplomuar, anëtar i KRRЕ-së; Zëvendës kryetar dhe anëtar i KRRE-së
I emëruar për anëtar të KRRE-së, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-4452/1 nga data 17 tetor 2016, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/16.
Mr. Natasha Veljanovska, magjistre e elektroteknikës, anëtare e KRRE-së;
E emëruar për anëtare të KRRE-së, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-3994/1 nga data 26 qershor 2018, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 118/18.
Dr. Atanasko Tuneski, doktor i shkencave teknike, anëtar i KRRE-së;
I emëruar për anëtar të KRRE-së, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nr. 08-3994/1 nga data 26 qershor 2018, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 118/18.
Mr. Andrijana Nellkova Çuçuk, magjistër i shkencave ekonomike, anëtare e KRRE-së;
e emëruar si anëtare e KRRE-së, me mandat prej pesë viteve, me vendim nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-4703/1 datë 27 gusht 2019, të botuar në "Gazetën Zyrtare të RMV-së“ nr. 178/19.