ÇFARË JANË BISKOTAT (COOKIES)?
Biskotat (cookies) janë skedarë të vegjël tekstual, të cilët vendosen në kompjuterin apo në celularin tuaj nga ueb faqja, të cilën e vizitoni. Këta skedarë mund të lexohen nga ueb faqet, të cilat i vizitoni dhe të ndihmojnë në identifikimin Tuaj kur ta hapni ueb faqen sërish. Këta skedarë tekstual mund të jenë të "përhershëm" apo të "përkohshëm". Biskotat e përhershme (cookies) mbeten në kompjuterin Tuaj edhe kur ta mbyllni shfletuesin tuaj (kur të kaloni në gjendjen offline), ndërsa biskotat e përkohshme fshihen menjëherë pasi ta mbyllni shfletuesin e internetit. Biskotat (cookies) përdoren për më shumë qëllime, si p.sh. për t'i memorizuar aktivitetet dhe preferencat tuaja (përfshirjet, preferencat gjuhësore, madhësia e shkronjave apo se si ju shfaqet faqja), me qëllim që të mundësohet përmbajtje e personalizuar/ e adaptuar e ueb faqes dhe të shfaqet historia e navigacionit e të njëjtës.
Pse i përdorim biskotat (cookies)?
Në këtë ueb faqe përdorim biskota (cookies) për këto arsye:
- Për funksionimin teknik të ueb faqes së KRRE-së;
- Për grumbullimin e të dhënave kolektive dhe anonime statistikore;
- që t'i ruajmë preferencat tuaja për shfaqjen e faqes (preferencat për parametrat e ekranit), si p.sh. kontrasti i ngjyrës apo madhësia e shkronjave;
- që të mbajmë në mend/të rikujtojmë se a pajtoheni (apo jo) me përdorimin tonë të biskotave (cookies) në këtë ueb faqe.
Kur e vizitoni ueb faqen tonë mund të mbledhim disa të dhëna nga kërkimi juaj, si p.sh. IP adresa, cilën përmbajtje të ueb faqes së KRRE-së e keni vizituar, kur e keni vizituar dhe nga cila ueb faqe jeni riorientuar.
Kur e vizitoni ueb faqen tonë, ne e përdorim shërbimin nga pala e tretë Google Analytics për të mbledhur informata standarde për qasjen dhe detajet për sjelljen e vizitorëve, por në mënyrë që askush të mos mund të identifikohet, e as nuk mundet që Google ta zbulojë identitetin e atyre që e kanë vizituar ueb faqen tonë.
Çfarë lloji biskotash (cookies) përdorim?
Ne përdorim biskota (cookies) të përhershme, të cilat e memorizojnë kërkimin/sesionin kur përdoruesi ta ketë mbyllur shfletuesin, me qëllim që të ruhet gjendja e përdoruesit.
A mund t'i fshini apo t'i kontrolloni biskotat (cookies)?
Informatat në lidhje me biskotat (cookies), nuk përdoren për identifikimin tuaj personal. Pranimi i këtyre biskotave (cookies) nuk është i domosdoshëm për punë në ueb faqen, po të njëjtat ju mundësojnë eksperiencë më të mirë gjatë kërkimit tuaj. Në rast se doni, këto biskota (cookies) mund t'i fshini apo t'i bllokoni, por nëse e bëni këtë, disa karakteristika të kësaj ueb faqeje mund të mos funksionojnë ashtu si duhet.
Mund t'i fshini të gjitha biskotat (cookies), të cilat tashmë ndodhen në kompjuterin Tuaj dhe mund ta cilësoni pjesën më të madhe të shfletuesve për bllokimin e tyre. Në rast se e bëni këtë, ndoshta do të keni nevojë që në mënyrë manuale t'i cilësoni preferencat sa herë që e vizitoni ueb faqen, e njëashtu është e mundur që funksionaliteti dhe disa shërbime të mos punojnë.