- AKTE NËNLIGJORE
- Rregullore e Përcaktimit të Tarifës
- Metodologjia e Përcaktimit të Tarifave
- Formular i Përcaktimit të Tarifës
- Plani i rregullimit të tarifave për shërbimet e ujit
- Deklaratë e Vërtetësisë së Kërkesës
- Lista e indikatorëve kryesorë
- Udhëzues për përgatitjen e kërkesës
- Vendim për përcaktimin e shumës së kompensimit
- VENDIMET E TARIFAT
- OFRUESIT E SHVRBIMIT TAT UJIT
- NJOFTIMET
PËRCAKTIMI I ÇMIMEVE TË SHËRBIMEVE TË UJIT
Me ligjin e ri të përcaktimit të çmimeve të shërbimeve të ujit dhe me ndryshimin e Ligjit të Energjetikës, Komisionit Rregullator të Energjetikës iu përcaktua edhe një detyrë në fushën e rregullimit të çmimeve të shërbimeve të ujit, përkatësisht përcaktimi i tarifave të furnizimit me ujë të papërpunuar për pije, grumbullimi dhe largimi të ujërave të zeza urbane dhe pastrimi të ujërave të zeza.
Deri më tani, këto tarifa, respektivisht këto çmime, janë përcaktuar nga ndërmarrjet publike komunale dhe nga kryetarët e komunave, ndërsa janë miratuar nga këshillat e komunave. Nga përvoja, ky proces nuk ka qenë gjithmonë efikas, gjegjësisht shumë shpesh ka ndodhur që propozimi për shumën e çmimeve të mos miratohet në afatin e nevojshëm kohor, ndërsa përvoja dëshmoi se tarifat ekzistuese nuk i mbulojnë shpenzimet e ofruesve të shërbimeve të ujit, posaçërisht ato shpenzime që kanë të bëjnë me grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza urbane dhe nuk zbatohet parimi "ndotësi paguan".
Rrjedhimisht, qëllimi kryesor i kësaj reformë është të vendoset sistem efikas i përcaktimit të çmimeve të shërbimeve të ujit dhe Komisioni Rregullator si trup i parë rregullator me më së shumti përvojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do ta udhëheqë këtë proces.
Për të marrë shërbim cilësor, patjetër duhet të formohen çmime, të cilat do t'i pasqyrojnë shpenzimet e arsyetuara të punës së ndërmarrjeve publike komunale, që të mundësohet përdorim cilësor dhe i qëndrueshëm i infrastrukturës së ujit, e njëkohësisht është shumë me rëndësi që shërbimet e ujit të jenë financiarisht të kapshme për popullatën dhe në këtë drejtim Komisioni Rregullator i Energjetikës do të punojë me qëllim që në kohë të arsyeshme të marrin shërbime cilësore që mundësohen me shpenzime më të ulëta të mundshme.
Ndërmarrjet publike komunale, si ofruese të shërbimeve të ujit janë monopole natyrale dhe Komisioni Rregullator i Energjetikës, si institucion i pavarur në përputhje me Ligjin e Energjetikës, do të jetë korrigjues i veprimeve të tyre. Rregullimi i çmimeve të shërbimeve të ujit do t'iu ndihmojë ofruesve të shërbimeve të ujit që më mirë t'i planifikojnë shpenzimet e tyre, ta rrisin efikasitetin e tyre dhe me destinimin përkatës të investimeve, të përmirësohet cilësia e shërbimeve të tyre.
Të gjithë do të përfitojnë nga kjo, ndërmarrjet publike komunale, popullata dhe përdoruesit e tjerë dhe gjithsesi do të kontribojë për mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor.
Më shumë detaje rreth kompetencave dhe procedurave mund të gjeni në linkun në vijim: Ligji i Përcaktimit të Çmimeve të Shërbimeve të Ujit (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 7/2016).
TË DHËNAT E PËRGJITHSHME TË SEKTORIT TË UJIT
Uji është burimi qenësor natyror për mbijetesën e njeriut, i nevojshëm për secili proces natyror dhe industrial. Republika e Maqedonisë së Veriut disponon me sasi të mjaftueshme të burimeve të ujit, por këto burime janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë. Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ekzistojnë rreth 35 lumenjë, 53 liqene natyrale dhe artificiale dhe territori është i ndarë në tetë rajone të ekonomisë së ujit.
Në vitin 2021, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shërbimet e ujit i ushtronin 77 ofrues të shërbimeve të ujit, prej të cilëve shtatë ushtrojnë furnizimin me ujë të papërpunuar të destinuar për furnizimin me ujë të popullatës, 67 bëjnë furnizimin me ujë, përkatësisht furnizimin me ujë të pijshëm, 57 kryejnë grumbullimin dhe largimin e ujërave të zeza urbane dhe 19 kryejnë trajtimin e ujërave të zeza.
Përveç shërbimeve të ujit, një pjesë e ndërmarrjeve publike komunale ofrojnë edhe shërbime për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave, shërbime për tregjet e gjelbërta, shërbime për parqe dhe gjelbërime. mirëmbajtjen e varrezave dhe shërbimet e tjera publike.