Këshilli i Rregullatorëve Evropianë të Energjetikës (Council of European Energy Regulators - CEER) është themeluar në vitin 2000 me seli në Bruksel, Belgjikë si asociacioni për bashkëpunimin e rregullatorëve të pavarur të energjetikës në Evropë. Në këtë Këshill marrin pjesë 30 trupa rregullatorë si anëtarë (28 nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Islanda dhe Norvegjia) dhe 2 trupa rregullatorë si vëzhgues (Zvicrra dhe Republika e Maqedonisë). Këshilli i Rregullatorëve Evropianë përbëhet nga Këshilli Gjeneral, Bordi i Drejtorëve dhe gjashtë grupe të punës.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, përmes pjesëmarrjes në Këshillin e Rregullatorëve Evropianë të Energjetikës si vëzhgue, fitoi përvojë për zbatimin e Pakos së Tretë të legjislacionit dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen vendet anëtare të Bashkimit Evropian gjatë krijimit të një tregu të vetëm, konkurent, efikas dhe të qëndrueshëm të brendshëm të energjisë në Bashkimin Evropian.