Kompetencat
Përgjegjësia e KRRE-së
Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë e ka për detyrë, më së voni deri më 30 prill të vitit rrjedhës, të paraqes Raport vjetor për punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitin paraprak deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në Raportin vjetor janë përfshirë edhe të dhënat për punën materiale-financiare të Komisionit Rregullator. Raporti vjetor për punën e Komisionit Rregullator publikohet në njërën nga gazetat ditore.
Me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministrit kompetent për punët që kanë të bëjnë me energjetikën, Komisioni Rregullator paraqet edhe raporte dhe informacione tjera të nevojshme nga fushëveprimi i punës së tij.