GJENDJA E TREGUT TË NAFTËS DHE TË DERIVATEVE TË NAFTËS
Tregu me naftë dhe me derivateve të naftës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç se është i rregulluar me Ligjin e Energjetikës, është i rregulluar edhe me ligjet në vijim: Ligjin e Tregtisë, Ligjin e Mbrojtjes së Konkurencës, Ligjin e Doganave, Ligjin e Tatimit të Vlerës së Shtuar, Ligjin e Akcizave dhe Ligjin e Inspektoratit të Tregut. Përveç këtyre ligjeve, tregu i naftës dhe i derivateve të naftës është i rregulluar edhe me Rregulloren e Cilësisë së Karburanteve të Lëngshme, me rregullat teknike (depozitimi dhe transporti i derivateve të naftës dhe të ngjashme) si dhe me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare: Marrëveshjen e Stabilizimit dhe të Asocimit me UE-në, Traktatin e Kartës Energjetike dhe Marrëveshjen për Themelimin e Komunitetit Energjetik. Gjithashtu, ndikim mbi marëdhëniet në treg ka edhe aderimi i vendit tonë në Organizatën Botërore të Tregut.
Pjesëmarrësit e tregut
Në përputhje me Ligjin e Energjetikës, veprimtaritë nga lëmia e naftës së papërpunuar, derivatet e naftës, biokarburantet dhe karburantet e transportit janë:
- Përpunimi i naftës së papërpunuar dhe prodhimi i derivateve të naftës;
- Prodhimi i biokarburanteve;
- Prodhimi i karburanteve të destinuara për transport me përzierjen e biokarburanteve dhe karburanteve fosile;
- Transporti i naftës së papërpunuar përmes naftëpërçuesve,
- Transporti i derivateve të naftës përmes produktpërçuesve dhe
- Tregtia me shumicë me naftë të papërpunuar, me derivate të naftës, me biokarburante dhe me karburante për transport.
Veprimtaritë e cekura mund të ushtrohen nga palë të huaja dhe vendore në bazë të licencave të dhëna nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Në suaza të këtij sektori bëhet:
- Importi dhe eksporti i naftës së papërpunuar dhe i produkteve të naftës,
- Transporti i naftës së papërpunuar përmes naftëpërçuesit,
- Përpunimi i naftës së papërpunuar,
- Prodhimi i biokarburantit,
- Shpërndarja dhe shitja e produkteve të naftës.
Relacionet mes pjesmarrësve të tregut janë dhënë në fotografinë në vijim.
Pasqyra grafike e tregut të naftës dhe të derivateve të naftës në vend