Bordi i Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik (Energy Community Regulatory Board - ECRB), me seli në Vienë, Austri, është institucion koordinativ i rregullatorëve nacionalë të Komunitetit Energjetik për zhvillimin rregullave të harmonizuara rregullatore, i përbërë nga përfaqësuesir e vendeve nënshkruese, si palë në marrëveshje.
Komisioni Rregullator i Energjetikës, si anëtar me të drejta të barabarta, jep kontribut të rëndësishëm në organizimin dhe mënyrën e funksionimit të tregut rajonal dhe evropian të energjisë elektrike dhe të gazit natyror, përmes pjesëmarrjes aktive në punën e ЕCRB-së dhe në grupet e punës së ЕCRB-së të energjisë elektrike, të gazit natyror dhe konsumatorëve, pastaj forumet për energji elektrike, gaz natyror dhe çështje sociale, si dhe punëtoritë e ndryshme për zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian për tregun e brendshëm të energjisë.