LICENCAT
Pyetje dhe përgjigje
- Cilat janë dokumentet e nevojshme, që dërgohen në procedurën për dhënien e licencës?
Dokumentacioni i nevojshëm për secilën veprimtari të energjetike, veçmas ceket në formularët përkatës KL.
- Në sa kopje dhe në çfarë forme parashtrohet kërkesa dhe dokumentet e nevojshme?
Kërkesa dhe dokumentet e nevojshme parashtrohen në orogjinal apo në kopje të origjinalit të vërtetuar nga noteri dhe në formë elektronike në formatin .pdf. Dokumenti i dhënë në formë elektronike, i nënshkruar me nënshkrim elektronik dhe i dërguar në formë elektronike, do të konsiderohet si origjinal.
- Dokumentacioni që dërgohet në procedurë, sa guxon të jetë i vjetër nga dita e parashtrimit të kërkesës?
Dokumentacioni nga Regjistri Qrendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, nga Gjykata Themelore dhe nga Agjencia e Kadastrit të Patundshmërive nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj nga dita e parashtrimit të kërkesës, me përjashtim gjendjes rrjedhëse, e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës.
Bartësi i licencës për kryerjen e veprimtarisë energjetike, i cili veçmë i ka dërguar Komisionit Rregullator të Energjetikës dokumentacionin, kohëzgjatja e të cilit nuk ka skaduar, në procedurën për ndryshimin e licencës mund të thirret në këtë dokumentacion.
- Sa zgjat procedura për dhënien e licencës?
Nëse kërkesa e parashtruar është e plotë dhe janë plotësuar kushtet për dhënien e licencës, procedura zgjat më së shumti 60 ditë nga dita e parashtrimit të kërkesës.
- Çfarë do të ndodhë në rast se nuk dërgohet dokumentacioni i plotë kur parashtrohet kërkesa?
Nëse përcaktohet se kërkesa e parashtruar është e paplotë dhe/ose dokumentacioni i nevojshëm nuk është dërguar në mënyrën e përshkruar me Rregulloren e Licencave, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afat prej 20 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, e njofton parashtruesin dhe i cakton afat shtesë prej 20 ditëve për dërgimin e dokumenteve, respektivisht për korrigjimin e mangësive të përcaktuara. Nëse parashtruesi nuk vepron sipas njoftimit në afatin e dhënë, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut sjell vendim për hedjen poshtë të kërkesës.
- Sa është kohëzgjatja e licencës për kryerjen e veprimtarisë energjetike, e licencës për punë provë ose e aktvendimit për regjistrim në regjistrin e tregtarëve apo të furnizuesve të huaj me energji elektrike dhe me gat natyror?
Kohëzgjatjen e licencës dhe e aktvendiit për regjistrim në regjistrin e tregtarëve të huaj apo të furnizuesve me energji elektrike dhe me gaz natyror, e përcakton Komisioni Rregullator i Energjetikës në përputhje me afatet e përcaktuar me Ligjin e Energjetikës dhe varësisht nga lloji i veprimtarisë energjetike, nga lloji dhe vëllimi i detyrimit për mundësimin e shërbimit publik, respektivisht shërbimit universal për kryerjen e veprimtarisë energjetike, vëllimit të mjeteve të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë energjetike, nga kohëzgjatja e të drejtës për përdorimin e burimit përkatës energjetik, si dhe nga kërkesa e dërguar nga kryerësi i veprimtarisë energjetike.
Licenca për punë provë jepet me kohëzgjatje prej nëntë muajve, me mundësinë për vazhdimin e saj nën kushte, në mënyrë dhe procedurë të përcaktuar me nenet 16, 25 dhe 26 të Rregullores së Licencave.
Kohëzgjatja e aktvendimit për regjistrim në regjistrin e tregtarëve të huaj apo të furnizuesve me energji elektrike dhe me gaz natyror nuk mund të jetë më e gjatë se kohëzgjatja e licencës apo e ndonjë dokumenti tjetër përkatës për kryerjen e veprimtarisë energjetike, të dhëna nga parashtruesi.
Afati i licencës nuk mund të jetë më i gjatë se afati i kontratës për qiramarrje apo për përdorimin e tokës ose të mjeteve bazë, përmes të cilave kryhet veprimtaria.