KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
KONSUMATORËT
Obligimet

Obligimet themelore të konsumatorëve

Konsumatori është i detyruar t'ju përmbahet obligimeve të përcaktuara në Ligjin për energjetikë, ligjeve dhe rregulloreve tjera, Rregullave për furnizim dhe kontratës për furnizimit, e në veçanti:

  1. në kohë dhe plotësisht të paguaj faturat e lëshuara nga furnizuesi në mënyrën e specifikuar në kontratën për furnizim,
  2. të njoftoj furnizuesin për vendimin të vazhdoj ose të ndërpres kontratën ekzistuese për furnizim,
  3. të ja siguroj furnizuesit të dhënat e veta për kontakt (emri dhe mbiemri / emri i shfrytëzuesit, adresa / vendi, numri amë / numri tatimor, numri i dokumentit për identifikim, telefon, faks, e-mail) dhe në afat prej 30 ditëve ta njoftoj për ndryshimin e të dhënave,
  4. da njoftoj furnizuesin për vendimin për ndërrimin e furnizuesit,
  5. të respektoj kushtet për qasje dhe përdorim të sistemit në të cilin është kyçur, të përcaktuara në kontratën për kyçje dhe shfrytëzim të Sistemit dhe Rregullave përkatëse të rrjetit,
  6. të mos pengoj furnizimin e konsumatorëve të tjerë,
  7. të mos dëmtoj ose ta manipuloj në tjetër mënyrë pajisjen matëse dhe
  8. të lejoj qasje në pronën e vet personave të autorizuar të operatorit dhe/ose furnizuesit për të realizuar të drejtat dhe obligimet e tyre të përcaktuara në Ligjin për energjetikë, Rregullat e rrjetit dhe Rregullave për Furnizim.

Konsumatori menjëherë e njofton furnizuesin nëse vëren:

  • dëmtimin e pajisjes matëse në vendet matëse;
  • funksionimin jo të rregullt të pajisjes matëse;
  • vjedhjen e pajisjes matëse ose të pajisjeve tjera;
  • largimin ose dëmtimin e vulës dhe
  • dëmtimin e ormarëve matës

Konsumatori është përgjegjës për dëmtimin ose vjedhjen e pajisjes matëse dhe/ose pajisjeve tjera matëse, heqjen e vulave ose dëmtimin e ormarëve matës, nëse janë të ndërtuara në pronën e tij dhe i mbulon harxhimet për blerje, zëvendësim ose riparim të pajisjeve matëse.

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU