KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
KONSUMATORËT
Kush më mbron?

Komisioni rregullator për energjetikë

KRRE ka kompetencat ligjore për të vepruar dhe vendosur për ankesat e parashtruara nga:

1. Shfrytëzuesit e sistemeve për transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë për ngrohje:

  • kundër akteve të operatorëve përkatës me të cilat refuzohet qasja ose kyçja në sistemin përkatës ose kundër akteve me të cilat përcaktohet shuma e kompensimit dhe kushtet e tjera për kyçje ose
  • për shkak të dëmeve të shkaktuara nga kufizimi ose ndërprerja me furnizim të energjisë elektrike, gazit natyror dhe energjisë për ngrohje, nga dhe në sistemet për transmetim ose shpërndarje të energjisë elektrike apo gazit natyror.

2. Konsumatorët kundër furnizuesve që kanë për obligim të sigurojn shërbime publike ose universale, si dhe kundër furnizuesve në rast të fundit në lidhje me:

  • cilësinë e shërbimit në furnizim,
  • kufizimin ose pamundësimin e të drejtës për të ndërruar furnizuesin,
  • llogaritjen e energjisë së konsumuar dhe shumën e faturës.

KRRE vendos mbi këto ankesa vetëm në raste kur parashtruesi i ankesës i ka shfrytëzuar të gjitha mënyrat për realizimin e të drejtës së tij përmes procedurave të përcaktuara nga realizuesit e veprimtarive energjetike. Në procesin e vendimmarjes në mënyrë adekuate zbatohet Ligji për procedurën e përgjithshme administrative.

Vendimet e KRRE të miratuara në këto procedura janë përfundimtare dhe kundër tyre mund të fillohet procedurë administrative.

Përveç kësaj, KRRE vendos në procedur për zgjidhjen e kontesteve që dalin nga realizimi i kontratave ndërmjet realizuesve të veprimtarive energjetike,realizuesve të veprimtarive energjetike dhe konsumatorëve, si dhe operatorëve të sistemeve për transmetim dhe shpërndarje dhe shfrytëzuesve të atyre sistemeve, kur për të kanë rënë dakord palët kontraktuese.

Secila palë në mosmarrëveshje mundet, para sjelljes së vendimit të KRRE, të tërhiqet nga procedura dhe të kërkojë që kontesti të zgjidhet në tjetër mënyrë.

Vendimet e miratuara në procedurat për zgjidhjen e kontesteve do të konsiderohen të plotëfuqishme.

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU