Rregullat e Veprimit sipas ankesave dhe për zgjidhjen e kontesteve
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut vendos sipas:
• kontesteve të inicuara nga përdoruesit e sistemeve ose të pjesëmarrësve të tregjeve kundër bartësve përkatës të licencave në lidhje me kryerjen e veprimtarive të rregulluara energjetike (në përputhje me nenin 4 të Ligjit të Energjetikës, Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 16/11 dhe 136/11);
• kontestet në lidhje me zbatimin e kushteve të përshkruara, metodologjitë dhe tarifat për lidhje, qasje, barazim dhe përdorim të sistemeve përkatëse ose tregjeve dhe ndarjen e kapaciteteve përkatëse të interkoneksionit, kur kërkesa për kapacitet interkonektues është refuzuar nga operatori i sistemit të transmetimit nga Republika e Maqedonisë:
• kontestet në lidhje me shumën e kompensimeve të arsyetuara për shpenzimet e shkaktuara në procedurë, kur deri te e njëjta është parashtruar ankesë ose kërkesë për vendimmarrje sipas kontestit.
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut inicon procedurë për vendimmarrje sipas kontesteve të lartpërmendura, kur deri te e njëjta është parashtruar ankesë. Ankesa mund të deklarohet në raste kur është përcaktuar me ligj. Zakonisht, ankesat e parashtruara i referohet lidhjes në rrjetet e shpërndarjes (të energjisë elektrike, të gazit natyror, të energjisë termike), respektivhsit ankesa në lidhje me kyçjen në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Procedura për vendimmarrje sipas kontesteve niset edhe në rastet kur pala do t'i dërgojë Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit, kërkesën për vendimmarrje sipas kontesteve të lartpërmendura.
Për vendimmarrje sipas kontesteve, Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut sjell vendime, kundër të cilave pala e pakënaqur mund të parashtrojë padi para gjykatës së autorizuar.