KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
Aktivitetet ndërkombëtare
Zbatimi i projekteve

Në vitin 2012 filloi zbatimi i projektit „Mbështetja e Komisionit Rregullator të Energjetikës për vendosjen e legjislacionit të BE-së për treg efikas të energjisë në Republikën e Maqedonisë“, me kohëzgjatje prej 3 viteve dhe me mbështetje financiare nga Mbretëria e Norvegjisë dhe të zbatuar nga shtëpia konsultative norvegjeze THEMA. Qëllimi i këtij projekti ishte përmirësimi i kornizës rajonale për tregje konkurente, transparente dhe jodiskriminatore të energjisë dhe në suaza u përpunuan dhe u rishqyrtuan disa akte nënligjore nga lëmia e energjisë elektrike dhe e gazit natyror, respektivisht rregullat për furnizim me energji elektrike dhe gaz natyror për furnizuesin në rastin e fundit, rregullat tregtare për gaz natyror, rregullat e rrjetit për transmetim dhe shpërndarje të energjisë elektrike dhe të gazit natyror, rregullat për përcjelljen e funksionimit të tregjeve të energjisë etj.

Në vitin 2013 dhe 2014, Komisioni Rregullator i Energjetikës, me përfaqësuesit e tij të nomunuar, morri pjesë aktive në mbledhjet e grupeve të punës, të formuara në suaza të IPA projektit „Përforëcimi i Kapaciteteve Administrative në Sektorin e Energjetikës pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Agjencisë së Energjetikës së Republikës së Maqedonisë“ për zbatimin e Pakos së Tretë të legjislacionit të Bashkimit Evropian për treg të brendshëm të energjisë.

Në periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2011, u zbatua Projekti i Vëllazërimit për Përforëcim Institucional të Komisionit Rregullator të Energjetikës, me mbështetje të Delegacionit të Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë. Projekti i vëllazërimit u zbatua nga Agjencia Austriake e Integrimit Evropian dhe nga Komisioni Austriak Rregullator i Energjetikës (E-Control), me ç'rast u dhanë rekomandime dhe u mundësua ndihmë teknike për Komisionin Rregullator të Energjetikës për zbatimin e aktiviteteve dhe detyrave të definuara me Ligjin e Energjetikës dhe Marrëveshjen për Themelimin e Komunitetit Energjetik, si dhe u përgatitën manuale për zhvillim të ardhshëm të tregut dhe u definuan kriteret për hapjen e tregut, në përputhje me kërkesat nga Marrëveshja për Themelimin e Komunitetit Energjetik.

Në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2011, Komisioni Rregullator i Energjetikës ishte përdorues i IPA Projektit për Ndihmë Teknike, të mundësuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, me qëllim të përmirësimit të kornizës rregullatore për tregje konkurente, transparente dhe jodiskriminatore të energjisë.  Për zbatimin e Projektit për Ndihmë Teknike për Komisionin Rregullator të Energjetikës, u zgjodh shtëpia holandeze e konsultimit КЕМА, ndërsa në suaza të projektit u dhanë udhëzime dhe rekomandime për Komisionin Rregullator të Energjetikës për përpilimin e akteve nënligjore, të cilat i referohen modeleve të tregut të energjisë elektrike dhe rregullave të tregut të energjisë elektrike, metodologjive tarifore dhe modeleve të çmimeve të energjisë elektrike dhe të gazit natyror, furnizuesit në rastin e fundëm, konsumatorëve të ndjeshëm, tarifave preferenciale për prodhimin e energjisë elektrike nga biomasa, mbeturinave dhe energji gjeotermale, vlerësimit dhe organizimit të brendshëm të Komisonit Rregullator të Energjetikës etj.

Projekti për zhvillimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës të Republikës së Maqedonisë filloi të zbatohet menjëherë pas themelimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës në vitin 2004. Projekti u financua nga Bashkimi Evropian përmes Agjencisë Evropiane për Rekonstruim, ndërsa si realizues i punëve konsultative u zgjodh konzorciumi Enerxhikonsalting nga Hajdelbergu i Republikës së Gjermanisë dhe IKRP Rokas dhe partnerët nga Athina, Republika e Greqisë. Në suaza të projektit u përpunuan dokumentet në vijim: Dizajni i detajuar për strukturën dhe punën e Komisionit Rregullator të energjetikës të Maqedonisë (KRRE), Analiza e Harmonizimit të Legjislacionit Maqedonas nga Lëmia e Energjetikës me Legjislacionin e BE-së, Rregullat dhe Procedurat për Rregullimin e Sektorit Energjetik, Draft-Modeli i Licencave dhe Miratimet, Metodologjia e Përcjelljes së Përmbajtjes ndaj Kushteve për Licenca, Metodologjia e Rregullimit të Çmimeve të Energjisë dhe Propozim-Rekomandimet për Mënyrën e Ndërtimit të Kapaciteve Profesionale të Komisionit Rregullator (njësitë operative, ekipimi kuadror, financimi, infrastruktura, etj.)

Në suaza të bashkëpunimit me Agjencinë Amerikane të Zhvillimit Ndërkombëtar (USAID) dhe Shoqatës Nacionale të Rregullatorëve Energjetikës nga SHBA-të (NARUC), Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë ka realizuar më shumë takime gjatë vitit 2004 dhe 2005 dhe në këtë mënyrë, nën mbulimin e USAID-it dhe NARUC-ut, Komisioni Rregullator i Energjetikës realizoi partneritetin me Bordin për Shërbime Publike në Vermont, SHBA, pastaj bashkëpunimin me Shoqatën e hulumtuesve ekonomikë (NERA) për metodologjinë tarifore, si dhe bashkëpunimin me kompaninë për shërbime ligjore Pierce Atwood LLP për mënyrën, kushtet dhe procedurën për dhënien e licencave.

 

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU