KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME
ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU
Kontakt Newsletter
MONITORINGU
Hyrje

Në përputhje me nenin 25 të Ligjit të Energjetikës* („Gazeta Zyrtare e Republikës së RM-së” nr.96/18 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së RMV-së“ nr.96/19 dhe 236/22), Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (më tej: Komisioni Rregullator i Energjetikës) është i autorizuar që ta përcjellë funksionimin e tregjeve të energjisë me qëllim të:

  • rritjes së efikasitetit, konkurencës dhe transparencës së tregjeve të energjisë dhe
  • për të zbuluar parregullsitë, prishjen e konkurencës dhe format e konkurencës jolojale në treg, si dhe aktivitetet e tjera në tregjet e energjisë në kundërshtim me ligjet, rregullat e tjera dhe detyrimet e përcaktuara në licencat për kryerjen e  veprimtarive energjetike.

Përcjellja e gjendjeve dhe e funksionimit të tregjeve apo monitorimi i tregut, si njëra ndër funksionet kyçe të Komisionit Rregullator të Energjetikës, përveç qëllimit të  mundësimit të tregjeve efikase, konkurente dhe transparente të energjisë në vendin tonë, synon të mudësojë edhe furnizimin e sigurtë me energji dhe me burime energjetike nga kryerësit e veprimtarive të rregulluara energjetike dhe zbulimin e procedurave dhe aktiviteteve nga bartësit e licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike, të cilat nuk janë në përputhje me rregullat ligjore dhe me detyrimet e përcaktuara nga licencat e dhëna.

Nga ekzistimi i tregjeve efikase, konkurente dhe transparente të energjisë, përfitim do të kenë jo vetëm pjesëmarrësit e tregjeve të energjisë, por edhe konsumatorët përmes zgjedhjes më të madhe të shërbimeve me cilësi më të mirë dhe me çmime më të ulëta.

Njëkohësisht, monitorimi i tregjeve të energjisë paraqet vegël për shqyrtimin e ndikimit të rregullave tl vlefshme ligjore  nga lëmitë e ndryshme, mbi funksionimin e tregjeve të energjisë dhe mundësimin e informimit me kohë për nevojën për të sjellur rregulla të reja ligjore apo për ndryshimin e atyre në fuqi. 

Në bazë të nenit 25 (3) të Ligjit të Energjetikës*, Komisioni Rregullator i Energjetikës solli Rregulloren e Mënyrës dhe të Procedurës për Përcjelljen e Funksionimit të Tregjeve të Energjisë („Gazeta Zyrtare e RMV-së“ nr. 138/19), me të cilat e përshkruan mënyrën dhe procedurën për përcjelljen e funksionimit të tregjeve të energjisë, respektivisht monotoringun e tregjeve të energjisë përmes përcjelljes së aktiviteteve të operatorëve të sistemeve të transmetimit dhe të shpërndarjes në vendin tonë dhe aktiviteteve të bartësve të tjerë të licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike.

Kështu, të gjithë bartësit e licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike, kanë për detyrë t'i dërgojnë Komisionit Rregullator të Energjetikës informata me kohë dhe të sakta, të nevojshme për monotorimin e tregjeve të energjisë në formularë tipor të përshkruar paraprakisht dhe në periduha të përcakura në rregullore. 

Të dhënat dhe informatat e lartëpërmendura  kryesisht grumbullohen përmes ueb platformës për Monitorimin e Tregut, e cila paraqet pikë hyrëse të sistemet informativ për grumbullim, përpunim dhe analizë të të dhënave mm-central. Procedura e zhvillimit dhe e përmirësimit të këtyre veglave të softuerit filloi në vitin 2016, dhe udhëhiqet nga Sektori i Monitoringut, i Hetimeve dhe i Kundërvajtjeve, me mbështetjen e Sektorit të Teknologjisë Informatike dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Elektroteknikës dhe të Teknologjive Informative (FEIT) nga Shkupi.

Përveç të dhënave që grumbullohen përmes ueb platformës, Komisioni Rregullator i Energjetikës ka të drejtë të kërkojë të dhëna dhe informata shtesë, në përputhje me detyrimet e përshkruara në licencat për kryerjen e veprimtarive neergjetike dhe në drejtim të zbatimit të monitoringut efikas të tregjeve.

Pas grumbullimit të raporteve, të dhënave dhe informatave përkatëse nga bartësit e licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike, Komisioni Rregullator i Energjetikës i përpunon dhe i analizon të njëjtat, me ç'rast përpunon dhe publikon raporte. Rezultatet kyçe nga monotirimi i funksionimit të tregjeve të energjisë publikohen në Raportet Vjetore të Punës së Komisionit Rregullator të Energjetikës.

Përmes publikimit të sa më shumë informatave dhe të dhënave për tregjet energjetike, do të nxitet mirëkuptimi dhe besimi mes pjesëmarrësve të tregjeve të energjisë dhe konsumatorëve. Këto publikime do të synojnë që opinioni i gjerë të njihet më mirë me faktin se si funksionojnë tregjet e energjisë, që duhet të kontrobojë në rritjen e konkurencës si dhe në plotësimin e nevojave dhe përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorëve.

Aktivitetet nga kjo lëmi, nisen nga Sektori i Monitoringut, i Hetimeve dhe i Kundërvajtjeve.

© 2022 KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË DHE SHËRBIME ТË UJIT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIU