Kjo politikë e privatësisë mundëson informata të përgjithshme për përpunimin e të dhënave personale kur e vizitoni faqen tonë të internetit dhe/ose përdorni ndonjërën nga shërbimet tona administrative përmes të njëjtës. Ne i mbledhim vetëm ato të dhëna personale, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e detyrave dhe autorizimeve tona ligjore.
Kontrollori i mbledhësve të të dhënave personale
Kontrollori i të dhënave personale është Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut: KRRE-ja, me seli në rr. Makedonija 25, Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
KRRE-ja është trup i pavarur rregullator, i themeluar në vitin 2003, si person juridik, që rregullon çështje në lidhje me kryerjen e veprimtarive energjetike dhe të ujit që janë përcaktuar me ligj.
Të dhënat personale përpunohen në përputhje me dispozitat e Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Të dhënat e kujt mblidhen?
Mund të mbledhim të dhëna që kanë lidhje me kategoritë e personave në vijim:
- Vizitorët e faqes tonë të internetit www.erc.org.mk. Zakonisht mbledhim të dhëna për navigim (shih më poshtë), që përdoren për analizimin e të dhënave nga vizitat e ueb faqes tonë si dhe për mirëmbajtjen e sigurisë së informacionit të ueb faqes tonë. Për më shumë për përdorimin e biskotave, lexojeni politikën tonë të biskotave.
- Personat fizikë në lidhje me Modulin e Parashtrimit të Pyetjeve dhe Modulin e Regjistrimit për Pranimin e Newsletter. Këto module përmbajnë informata për identitetin (emri dhe mbiemri dhe e-maili) e parashtruesit të pyetjes dhe të dhënat personale të personave të tjerë të përfshirë në pyetje, që nevojiten për procedim në përputhje me autorizimet tona të cekura në Ligjin e Energjetikës. Sidoqoftë, këto të dhëna që kërkohen kanë vëllim të kufizuar (si p.sh. emri dhe mbiemri dhe e-maili) dhe janë ngushtë të lidhura me aktivitetet profesionale të kontrollorit.
- Personat, të cilët kërkojnë qasje deri te informatat me karakter publik në bazë të Ligjit të Qasjes së Lirë deri te Informatat me Karakter Publik. Për t'i përpunuar kërkesat për qasje deri te informatat nga parashtruesit, kërkohet që të dërgojnë të dhëna të caktuara, në bazë të Ligjit të Qasjes së Lirë deri te Informatat me Karakter Publik.
Kategoria e të dhënave, të cilat përpunohen
- Të dhënat e navigimit
Gjatë vizitës së faqes tonë të internetit, serveri për secilin vizitor krijon logje (logs) për të dhënat në vijim:
- Internet Protokol (IP) adresa juaj;
- Pajisja nga e cila hyni, lloji dhe modeli;
- Sistemi i juaj operativ;
- Lloji i shfletuesit, plugins dhe versioni;
- Faqet, të cilat i vizitoni në ueb faqen tonë dhe kohën, të cilën e kaloni për secilën faqe;
- URL e faqes, e cila ju ka transferuar në ueb-faqen tonë dhe në disa raste, termet, të cilat i keni përdorur kur keni tentuar ta gjeni faqen e KRRE-së;
- Gjuha e shfletuesit, të cilën e përdorni;
- Shteti (përcaktohet përmes IP adresës).
Logjet e serverit fshihen automatikisht në afat prej 15 ditësh, përveç rasteve kur rrethanat imponojnë ruajtje, për shembull, për të hulumtuar ndonjë virus apo ndonjë sulm keqadashës.
Të gjitha aktivitetet në ueb faqe i zbatojmë në mënyrë interne, përfshirë edhe logjet, që krijohen dhe analizimi i të dhënave, që transferohen nga vizitat e ueb faqes tonë.
- Të dhënat që përdoruesit i dërgojnë vullnetarisht
Të dhënat personale, që i mbledhim nga vizita juaj e ueb faqes tonë, janë ato të dhëna, të cilat ju vullnetarisht i dërgoni për qëllime konkrete, për të na mundësuar t'i realizojmë autorizimet tona për konsultime, për lëshimin e licencave, vendimeve dhe miratimeve (përfshirë edhe të dhënat e nevojshme për harmonizimin me kërkesat ligjore dhe rregullatore), siç është parashtrimi i pyetjeve dhe/ose i mendimeve për çështje të ndryshme nga fusha e shërbimeve energjetike dhe të ujit, parashtrimi i kërkesave dhe i inicijativave për zbatimin e inspektimit ose kërkesës/ pyetjes së cilit do shërbimi administrativ të KRRE-së.
Mund të mbledhim ndonjë nga kategoritë në vijim të të dhënave personale: emri dhe mbiemri, e-maili. Në raportet tona vjetore zakonisht ceken të dhëna statistikore për numrin e kërkesave dhe/ose inicijativate të parashtruara që kanë arritur te KRRE-ja, në formë që nuk e zbulon identitetin e dikuj.
Si i mbledhim të dhënat personale?
Të dhënat personale i mbledhim përmes kanaleve të ndryshme, përfshirë:
- përmes përdorimit tuaj të ueb faqes tonë, përfshirë edhe Modulin e Parashtrimit të Pyetjeve dhe Modulot të Regjistrimit për Pranimin e Newsletter;
- përmes email-it tonë: erc@erc.org.mk
- përmes postës,
- përmes faksit,
- gojarisht.
Për kërkesat me gojë, përgatitet procesverbal, i cili nënshkruhet nga personi që e ka parashtruar kërkesën me gojë nga personi i punësuar në KRRE, i cili e ka përpiluar procesverbalin dhe të regjistrohet në arkivin e KRRE-së.
Kategoritë e përdoruesve të të dhënave personale
Aktivitetet e përpunimit të të dhënave personale, që kanë lidhje me shërbimet online, të disponueshme përmes faqes së internet të KRRE-së, kryhen nga të punësuarit përgjegjës për këto shërbime ose nga personat e autorizuar për kryerjen e aktiviteteve lëndore.
Nuk i ndajmë të dhënat tuaja dhe/ose për vizitën tuaj në ueb faqen tonë, me persona të tretë, përveç rasteve në vijim:
- Me kërkesë të gjykatës, policisë, Agjencisë së Mbrojtjes së të Dhënave Personale- AMDHP ose organeve dhe trupave për kryerjen e autorizimeve të tyre dhe vetëm nëse ekziston bazë ligjore për të.
Koha e ruajtjes së të dhënave të mbledhura
Të dhënat, të cilat i mbledhim ruhen në përputhje me ligjin dhe periudhën e nevojshme për arritjen e qëllimit të përpunimit dhe janë përcaktuar në (pasqyrën) me afate të ruajtjes së të dhënave personale të KRRE-së.
Cilat janë të drejtat tuaja?
Të drejtat tuaja sa i përket përpunimit të dhënave personale janë:
- e drejta e informimit për përpunimin e të dhënave personale
- e drejta e qasjes deri te të dhënat personale
- e drejta e përmirësimit dhe e fshirjes së të dhënave personale
- e drejta e kufizimit të përpunimit të të dhënave personale
- e drejta e kundërshtimit
Për informata shtesë dhe/ose për realizimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund ta kontaktoni zyrtarin tonë të mbrojtjes së të dhënave personale Marko Filipovski në adresën elektronike në vijim: marko.filipovski@erc.org.mk.
E drejta e parashtrimit të kërkesës deri te Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave Personale - AMDHP
Nëse mendoni se mënyra, në të cilën KRRE-ja i përpunën të dhënat tuaja personale, i dëmton dispozitat e Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, mund të parashtroni kërkesë deri te AMDHP si trup monitorues, në përputhje me nenin 97 të Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.
Kërkesa mund të parashtrohet në cilëndo mënyrë përmes kontakt informatave të publikuara në pjesën e KONTAKTIT.
Ndryshimi i politikës së privatësisë
Politika e privatësisë rregullisht ndryshohet dhe të plotësohet përkatësisht me ndryshimet e bëra në aktivitetet tona.