Në përputhje me Ligjin e Energjetikës, ushtruesit e veprimtarive të rregulluara energjetike të prodhimit, të shpërndarjes dhe të furnizimit me energji termike janë të detyruar të mundësojnë shërbimin publik, ndërsa rregullimi i këtyre veprimtarive është nën auotorizimin e Komisionit Rregullator të Energjetikës. Ushtruesit e veprimtarive të rregulluara energjetike, që ndodhen në territorin e qytetit të Shkupit për vitin 2013 janë:
• PRODHIMI I NGROHJES BALLKAN ENERXHI SHPKNJP - Shkup (prodhimi i energjisë termike)
• SHPËRNDARJA E NGROHJES BALLKAN ENERXHI SHPKNJP - Shkup (shpërndarja e energjisë termike)
• FURNIZIMI ME NGROHJE BALLKAN ENERXHI SHPKNJP - Shkup (Furnizimi me energji termike)
• Shkup Veri SHA Shkup (prodhimi, shpërndarja dhe furnizimi me energji termike)
• SHA ELEM filiali Energetika (prodhimi, shpërndarja dhe furnizimi me energji termike).
Shërbimi për ngrohje paguhet në bazë të energjisë së matur të dërguar në hyrje të objektit. Rregullimi dhe leximi i energjisë së dërguar në secilin objekt kryhet nga sistemi qendror i dispeçimit.