KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS, I SHËRBIMEVE TË UJIT DHE I SHËRBIMEVE TË
MENAXHIMIT ME MBETURINAT KOMUNALE I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Kontakt Newsletter
Sektor - Energjia elektrike
Tregu i Energjisë Elektrike

Gjatë pjesës së parë të vitit 2021 tregu i energjisë elektrike shënoi tendenca pozitive edhe përskaj pandemisë. Pas liberalizimit të plotë, u rrit numri i konsumatorëve, të cilët në mënyrë të pavarur zgjodhën furnizuesin e tyre me energji elektrike dhe për këtë shkak u rrit numri i procedurave për ndërrimin e furnizuesit me energji elektrike, i cili në vitin 2021 u rrit për 14% në krahasim me vitin 2020. Njëashtu u rrit numri i furnizuesve aktivë me energji elektrike cili në vitin 2021 ishte 18, përkatësisht katër herë më shumë në krahasim me vitin 2020. Kjo nënkupton se rritet konkurenca në tregun me shumicë dhe pakicë të energjisë elektrike dhe konsumatorët marrin oferta më të mira nga furnizuesit/tregtarët.

Në 2021 vazhdoi rritja e konsumit të energjisë elektrike në tregun e lirë, i cili ishte më i madh se konsumi i energjisë elektrike në tregun e rregulluar dhe ishte 53,34% e bruto-konsumit të energjisë elektrike.

Prodhuesit e energjisë elektrike - llojet më të ndryshme të centraleve elektrike, ku numri i karburantit apo energjisë së caktuar (qymyr, gaz natyror, ujë, diell, erë...) shndërrohet në energji elektrike, e cila shitet në vend dhe jashtë vendit. Prodhuesi më i madh vendor i energjisë elektrike është ESM, ndërsa pas tij vijon prodhuesi kogjenerativ ТЕ-ТО, hidrocentralet e ЕVN CENTRALEVE ELEKTRIKE dhe prodhues të tjerë më të vegjël të energjisë elektrike.

Prodhuesit preferencialë të energjisë elektrike - prodhojnë energji elektirke nga burimet e rinovueshme, e cila pastaj me çmime preferenciale (më të larta se ato të tregut) blehet nga Operatori i tregut. Kjo energji elektrike proporcionalisht i shpërndahet furnizuesve aktivë dhe përmes tyre i shitet konsumatorëve të fundëm. Kjo bëhet me qëllim që të stimulohet prodhimi i të ashtuquajturës energji të gjelbër.

Sistemi elektroenergjetik, me të cilin menaxhon MEPSO, është pjesa kryesore e sistemit elektroenergjetik. Përmes tij transmetohet energjia elektrike me tension të lartë nga/deri te prodhuesit e mëdhenj, si dhe nga/deri te sistemet fqinje (import/eksport_ dhe dërgohet deri te stacionet transformatore (TS), të cilët e transformojnë në energji elektrike me tension të mesëm.

Operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Еlektrodistribucioni e tërheq këtë energji nga operatori i transmetimit dhe përmes sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, i cili është i degëzuar në tërë territorin e e vendit, e dorëzon deri te konsumatorët e fundëm.

MEMO Operatori i Tregut të Energjisë Elektrike kujdeset për organizimin, funksionimin efikas dhe zhvillimin e tregjeve me marrëveshje bilaterale dhe energjisë së balancimit dhe i kryen punët që i referohen tregut të organizuar të energjisë elektrike në vend.

Konsumatorët, të cilët i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje të pavarur në tregun e energjisë elektrike, kanë marrëveshje për përgjegjësi të balancimit me operatorin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike dhe janë të regjistruar si pjesëmarrës në tregun me energji elektrike. Këta konsumatorë, përveç që janë furnizues, mund të blejnë energji elektrike edhe nga tregtarët ose nga prodhuesit e energjisë elektrike.

Tregtarët me energji elektrike janë subjektët kyçë, përmes të cilëve bëhet shitblerja e energjisë elektrike në tregun me shumicë.

Furnizuesit me energji elektrike i kryejnë të njëjtat aktivitete të shitblerjes si tregtartë, por për dallim prej tyre, kanë të drejtë t'i furnizojnë edhe amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, respektivisht aktivitetet e tyre të shitjes janë të orientuara drejt tregut me pakicë me energji elektrike.

© 2024 KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS, I SHËRBIMEVE TË UJIT DHE I SHËRBIMEVE TË MENAXHIMIT ME MBETURINAT KOMUNALE I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT