PARASHTRONI PYETJE

1.Cili është dokumentacioni i nevojshëm i cili parashtrohet në procedurën për lëshimin e licencës?

Dokumentacioni i nevojshëm i plotë për çdo veprimtari energjetike veç e veç është përcaktuar në Formularin përkatës BL.

2.Në sa ekzemplarë dhe në cilën formë parashtrohet kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm?

Kërkesa dhe dokumentacioni i nevojshëm parashtrohen në origjinal ose kopje të origjinalit të vërtetuar në noter dhe në mënyrë elektronike në formatin pdf. Dokumenti i lëshuar në formë elektronike, i nënshkruar me nënshkrim elektronik dhe i dërguar në formë elektronike, konsiderohet për origjinal.

3.Dokumentacioni i cili parashtrohet në procedurë, sa nuk duhet të jetë më i vjetër nga dita e paraqitjes së kërkesës?

Dokumentacioni nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Drejtoria e të Ardhurave Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjykata Themelore dhe Agjencia për Kadastër të Patundshmërive nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj nga dita e paraqitjes së kërkesës, përveç gjendjes rrjedhëse e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se 15 ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës.

Bartësi i licencës për kryerjen e veprimtarisë energjetike, i cili tanimë pranë Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka parashtruar dokumentacion kohëzgjatja e të cilit nuk ka skaduar, në procedurën e zëvendësimit të licencës mund ti referohet këtij dokumentacioni.

4.Sa është kohëzgjatja e procedurës për lëshimin e licencës?

Nëse kërkesa e parashtruar është e plotë dhe nëse janë plotësuar kushtet për lëshimin e licencës, procedura zgjatë më së shumti 40 ditë nga dita e paraqitjes së kërkesës.

5.Çka nëse gjatë paraqitjes së kërkesës nuk parashtrohet dokumentacioni i plotë?

Nëse konstatohet se kërkesa e paraqitur nuk është e plotë dhe/ose dokumentacioni i nevojshëm nuk është parashtruar në mënyrë të përcaktuar me Rregulloren për licenca, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej 20 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, e njofton aplikantin dhe i përcakton afat shtesë prej 20 ditësh për ta parashtruar dokumentacionin, përkatësisht për t’i shmangur mangësitë e konstatuara. Nëse aplikanti nuk vepron sipas njoftimit në afatin e caktuar, Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut miraton aktvendim për hedhjen poshtë të kërkesës.

6.Sa është kohëzgjatja e licencës për kryerjen e veprimtarisë energjetike, licencës për punë provuese ose aktvendimit për regjistrim në Regjistrin e tregtarëve të huaj ose furnizuesve me energji elektrike dhe gaz natyror?

Kohëzgjatja e licencës dhe aktvendimit për regjistrim në Regjistrin e tregtarëve të huaj ose furnizuesve me energji elektrike dhe gaz natyror e përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë në përputhje me afatet e përcaktuara me Ligjin për energjetikë dhe varësisht nga lloji i veprimtarisë energjetike, lloji dhe vëllimi i obligimit për sigurimin e shërbimit publik, përkatësisht shërbimit universal për kryerjen e veprimtarisë energjetike, vëllimi i mjeteve të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë energjetike, kohëzgjatja e të drejtës për shfrytëzimin e resursit përkatës energjetik, si dhe nga kërkesa e parashtruar nga kryerësi i veprimtarisë energjetike.

Licenca për punë provuese lëshohet në kohëzgjatje prej nëntë muajsh, me mundësi për vazhdimin e saj në kushte, në mënyrë dhe procedurë të përcaktuara me nenet 16, 25 dhe 26 të Rregullores për licenca.

Kohëzgjatja e aktvendimit për regjistrim në Regjistrin e tregtarëve të huaj ose furnizuesve me energji elektrike dhe gaz natyror nuk mund të jetë më e gjatë se  kohëzgjatja e licencës ose të dokumentit tjetër përkatës për kryerjen e veprimtarisë energjetike të cilët i janë lëshuar themeluesit të aplikantit.

Data e vlefshmërisë së licencës nuk mund të jetë më e gjatë nga data e vlefshmërisë së kontratës për qira ose për përdorimin e mjeteve themelore përmes të cilave kryhet veprimtaria.

7. Cilat janë kompetencat e Komisionit Rregullator për Energjetikë nga fusha e energjisë termike?

Funksioni kryesor i Komisionit Rregullator për Energjetikë, konform Ligjit për energjetikë është: të miratoj akte nënligjore (rregullore) me të cilët rregullohet fusha e energjisë termike, miraton çmime për energjinë termike dhe lëshon licenca. Të gjitha kompetencat në mënyrë të detajuar janë përshkruar në Ligjin për energjetikë. Aktet nënligjore të cilat i miraton Komisioni Rregullator për Energjetikë nga fusha e energjisë termike janë si vijon: Rregulla për furnizimin me energji termike, sistemi tarifor për shitjen e energjisë termike, rregullore për mënyrën dhe kushtet e rregullimit të çmimeve të energjisë termike, aprovimi i rregullave të Rrjetit të miratuara nga operatorët e sistemeve të shpërndarjes.

8. Cila është procedura nëse kam livrim të pamjaftueshëm të energjisë termike?

Furnizuesi me energji termike gjatë sezonit të ngrohjes e ka për detyrë të siguroj 20⁰C në hapësirat e konsumatorit. Nëse temperatura e brendshme është më e ulët atëherë konsumatori duhet të njëjtën ta paraqes tek furnizuesi i tij me energji termike në mënyrë që të kontrollohet funksioni teknik i sistemit. Përveç kësaj, konsumatori mund të parashtroj kërkesë me shkrim për matjen e temperaturës në hapësirat e tij nga furnizuesi dhe nëse konstatohet temperaturë më e ulët se 20⁰C furnizuesi e ka për detyrë të miratoj aktvendim për uljen e në përqindje të faturës për energji termike.

9. Prej çka varet çmimi i energjisë termike?

Çmimi i energjisë termike kryesisht varet nga çmimi i lëndës djegëse që përdoret për prodhimin e energjisë termike dhe kjo arrin deri në 80% të kompensimit të përgjithshëm për energji termike. Përveç shpenzimit për lëndën djegëse në çmimin e energjisë termike janë përfshirë edhe shpenzimet për mirëmbajtje, paga, investime etj.

10. Nuk marr kurrfarë shërbimi për livrimin e energjisë termike, pse të paguaj?

Fillimisht duam të potencojmë se bëhet fjalë për obligim i cili në të vërtetë buron nga banimi kolektiv, si dhe nga planet urbanistike të mjediseve urbane me të cilët parashikohet se në ç’mënyrë do të bëhet ngrohja e objekteve. Gjatë projektimit të objekteve parashikohet mënyra e ngrohjes së objekteve, dhe në këtë bazë dimensionohen instalimet për ngrohje por edhe instalimi i energjisë elektrike. Në objektet në të cilat parashihet të ngrohen me sistemin e ngrohjes qendrore, instalimi i energjisë elektrike të objektit nuk parashikohet t’i kënaq nevojat për ngrohje në muajt e dimrit. Me paraqitjen e shkyçjes individuale të njësive të banimit në objektet kolektive çrregullohet bilanci termo-energjetik i objektit, reduktohet efikasiteti i shfrytëzimit të energjisë termike dhe çrregullohen sistemet energjetikë në tërësi. Me pagesën e konsumatorëve të shkyçur pjesërisht amortizohen shpenzimet për ngrohjen e konsumatorëve të lidhur në rrjet dhe parandalohet spiralja e shkyçjes në objektet, meqë sa më i madh të jetë numri i të shkyçurve aq më shumë rriten shpenzimet e konsumatorëve të lidhur në rrjet, nëse vet ata e bartin shpenzimin e ndërtesës për ngrohje. Me këtë parandalohet devastimi i sistemit të ngrohjes qendrore si njëri nga shtyllat kryesore të mjediseve urbane dhe me këtë ruhet stabiliteti në furnizimin me energji termike por edhe me furnizimin me energji elektrike. Në mënyrë plotësuese kontribuohet edhe në drejtim të aspektit ekologjik të jetesës duke e pasur parasysh se në procesin e prodhimit të energjisë termike tek ngrohja qendrore përdoret energens i pastër energjetik gazi natyror.

11. Kompania për livrimin e energjisë termike na i merr paratë, ndërsa nuk marrim kurrfarë shërbimi!

Kompensimin që e paguajnë konsumatorët e shkyçur u shpërndahet konsumatorëve të lidhur brenda objektit, dhe jo kompanisë. Marrë në përgjithësi, objekti paguan kompensim të njëjtë edhe në rastin kur paguajnë edhe në rastin kur nuk paguajnë konsumatorët e shkyçur, e që nënkupton se nuk gjenerohen mjete të reja për kompaninë me atë që konsumatorët e shkyçur paguajnë. Me pagesën e konsumatorëve të shkyçur pjesërisht amortizohet shpenzimi për ngrohje të konsumatorëve të lidhur në rrjet, kështu që parandalohet spiralja e shkyçjes në objektet kolektive, meqë sa më i madh është numri i shkyçjeve aq më shumë rriten shpenzimet e konsumatorëve të lidhur në rrjet, nëse vet ata e bartin shpenzimin e ndërtesës për ngrohje. Nëse një ndërtesë shkyçet tërësisht nga sistemi i ngrohjes qendrore atëherë të gjithë banorët e objektit nuk do të paguajnë kurrfarë kompensimi.

12. Nëpër banesën time nuk kalojnë qypa, pse të paguaj kompensim fiks për energji termike?

Konsumatorët e shkyçur ngarkohen me pjesën fikse të kompensimit për energjinë termike të objektit, dhe jo për energjinë e livruar termike të objektit, përkatësisht për shpenzimin e mirëmbajtjes së sistemit të ngrohjes qendrore dhe mundësisë në çdo moment të lidhen me sistemin nëse kanë nevojë për një gjë të këtillë, për çka nevojitet të sigurohet dhe mirëmbahet kapaciteti përkatës. Për këtë nuk ka nevojë të bëhet gradacion plotësues dhe kuantifikim të kompensimit të cilin e paguajnë konsumatorët e shkyçur meqë i njëjti nuk është në funksion të energjisë. Nevojë për një specifikim shtesë të kompensimit, do të kishte vetëm nëse me pjesën fikse, konsumatorët e shkyçur do të ngarkoheshin edhe me pjesën variabile të kompensimit, përkatësisht kompensim për energjinë e pranuar termike.

13. Një gjë e këtillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër, të paguash diçka të cilën nuk e shfrytëzon!

Komisioni Rregullator për Energjetikë në kontinuitet i ndjek ngjarjet në rajon dhe më gjerë, me ç’rast duam të potencojmë se një masë e këtillë ekziston në të gjitha shtetet e rajonit, ndërsa në shtetet perëndimore një gjë e këtillë është akoma më e rreptë nuk kanë kurrfarë mundësi për shkyçje. Në rajonin tonë situata është si vijon: në Bullgari, përkatësisht në Sofje, konsumatorët kanë mundësi të shkyçen megjithatë paguajnë kompensim fiks, në Republikën e Serbisë çdo qytet në mënyrë të veçantë e rregullon këtë çështje por në shumicën e qyteteve shkyçja kushtëzohet me pëlqimin e fqinjëve, dhe paguhet një pjesë e kompensimit për energjinë termike. Në Kroaci shkyçja kushtëzohet me pëlqimin e fqinjëve dhe paguhet kompensim fiks. Në Bosnjë dhe Hercegovinë në Tuzlla shkyçja nuk lejohet. Në Slloveni shkyçja kushtëzohet me pëlqimin e fqinjëve, paguhet kompensim fiks si dhe kompensim për një pjesë të energjisë së livruar termike.

14. Duhet ta kem të drejtën e zgjedhjes, me çka do të ngrohem!

Meqë lejohet shkyçja, konsumatorët e shkyçur e kanë të drejtën e zgjedhjes. Ata e kanë obligimin të paguajnë një pjesë të kompensimit për energjinë termike në përputhje me shkaqet e lartpërmendura. Në shumë shtete e drejta e shkyçjes nuk është e pakushtëzuar, përkatësisht ndalohet ose lejohet me pëlqimin e banorëve të tjerë të objektit.