Bashkëpunimi me organe të tjera rregullatore të huaja

Ju njoftojmë se në mbledhjen e parë të Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetikë, të mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2006 në Athinë, njëzëri me votim të fshehtë, për Kryetar të Bordit  u zgjodh Z. Sllave Ivanovski, Kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë.

Tanimë siç dihet, Komuniteti Energjetik u formua me Marrëveshjen për themelimin e Komunitetit Energjetik e cila u nënshkrua më 25 tetor të vitit 2005 nga ana e vendeve të Evropës Juglindore (Shqipëria, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Rumania, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, UNMIK- Kosovë dhe Republika e Maqedonisë) dhe Komisionit Evropian.

Republika e Maqedonisë e ratifikoi Marrëveshjen në maj të vitit 2006, ndërsa e njëjta hyri në fuqi më 1 korrik të vitit 2006 në të gjitha vendet nënshkruese.

Me Marrëveshjen për Komunitetin Energjetik u krijua tregu i energjisë elektrike dhe gazit natyror në Evropën Juglindore dhe njëkohësisht u sigurua një kuadër stabil rregullator dhe i tregut për absorbimin e investimeve në sektorin energjetik brenda rajonit dhe u sigurua furnizim i sigurt dhe i besueshëm me energji elektrike dhe gaz natyror, e që nga ana tjetër është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin social të vendeve të Evropës Juglindore. Përveç kësaj, vendeve nënshkruese (palë kontraktuese) iu mundësohet pjesëmarrje e barabartë në tregun e brendshëm të energjisë elektrike të BE, përfshirë këtu edhe qasjen deri te fondet e BE-së dhe deri te institucionet financiare ndërkombëtare për financimin e projekteve nga fusha e energjetikës.

 Funksionimi i Komunitetit Energjetik realizohet në kuadër të institucioneve si vijon:

  • Këshilli i Ministrave;
  • Grupi i përhershëm i përfaqësuesve të lartë;
  • Bordi i Rregullatorëve të Komunitetit Energjetikë;
  • Sekretariati;
  • Forumi për Energji Elektrike dhe Forumi për Gaz Natyror.
  • Bordi i Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik, Kryetar i të cilit është z. Sllave Ivanovski, i ka kompetencat si vijon:
  • e këshillon Këshillin e Ministrave ose Grupin e Përhershëm të Përfaqësuesve të Lartë në lidhje me detajet e rregullave statutore, teknike dhe rregullatore;
  • propozon rekomandime për konteste ndërkufitare të dy ose më shumë rregullatorëve, me kërkesë të njërës prej palëve;
  • ndërmerr masa, nëse për një gjë të këtillë është autorizuar nga Këshilli i Ministrave;
  • miraton akte Procedurale etj.
  • Bordi i Rregullatorëve i Komunitetit Energjetikë përbëhet nga një përfaqësues nga autoritetet rregullatore për energjetikë të çdo pale kontraktuese. Në Bordin e Rregullatorëve të Komunitetit Energjetikë po ashtu marrin pjesë edhe përfaqësues nga Komisioni Evropian, përfaqësues të autoriteteve rregullatore të vendeve të Bashkimit Evropian dhe një përfaqësues nga Grupi Evropian i Rregullatorëve për Energji Elektrike dhe Gaz.

Kryetar i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetikë zgjidhet nga kryetarët e autoriteteve rregullatore të palëve kontraktuese të Marrëveshjes për Komunitetin Energjetik, ndërsa nënkryetar është Komisioni Evropian.

Takimet e Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetikë mbahen më së paku 4 herë brenda vitit në Athinë, Greqi.

Mbledhja e parë e Bordit të rregullatorëve të Komunitetit Energjetik u mbajt më 22 dhjetor të vitit 2006 në Athinë, në të cilën, siç u tha më lartë, për kryetar të parë u zgjodh Z. Sllave Ivanovski Kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë me mandat prej dy vjetësh.