Bashkëpunimi me ERRA

Gjatë vitit 2004, Komisioni Rregullator u anëtarësua si anëtare me të drejta të plota në Asociacionin Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë (ERRA). Asociacioni rajonal i rregullatorëve energjetikë (ERRA) është asociacion i autoriteteve të rregullatorëve të pavarura të Energjisë të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore anëtarësimi i të cilave bëhet në bazë vullnetare. Qëllimi kryesor i Asociacionit është ta rris shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave midis anëtarëve dhe ta zgjeroj qasjen e përvojës së rregullimit të energjisë në mbarë botën. Në përputhje me Kushtetutën e Asociacionit të Rregullatorëve të Energjisë KRRE qëllimet kryesore të Asociacionit janë:

  • të përmirësohet rregullimi i energjisë në vendet anëtare;
  • të kujdeset për zhvillimin stabil të rregullimit të energjisë përmes autoriteteve autonome dhe të pavarura rregullatore;
  • ta rris bashkëpunimin midis autoriteteve rregullatore të energjisë;
  • ta rris komunikimin, shkëmbimin e informacioneve, përvojave dhe hulumtimeve midis vendeve-anëtare;
  • të sigurohet qasje deri te informacionet në lidhje me rregullimin e energjisë kudo në botë; dhe
  • të sigurohet trajnim, kurse dhe ndërtim të kapaciteteve profesionale të të punësuarve në autoritetet  rregullatore të vendeve - anëtare

Në përputhje me Planin e përcaktuar vjetor të aktiviteteve të Asociacionit Rregullator të Energjisë (ERRA), Komisioni Rregullator merr pjesë me përfaqësues të vet në grupet e punës dhe Komitetin e Asociacionit.