Bashkëpunimi me USAID/NARUC

Në kuadër të bashkëpunimit me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Asociacionin Kombëtar të Rregullatorëve Energjetik nga SHBA (NARUC), Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë realizoi disa takime dhe mbledhje gjatë vitit 2004 dhe 2005. Kështu që, nën patronazhin e USAID dhe NARUC, Komisioni Rregullator realizoi: 

  • partneritet ndërmjet Komisionit Rregullator dhe Bordit për Shërbime Publike nga Vermont - SHBA, dhe realizoi bashkëpunim me Shoqërinë Kombëtare për Hulumtime Ekonomike (NERA) për Metodologjinë tarifore;
  • bashkëpunim me Pirs Atvud për mënyrën, kushtet dhe procedurën e lëshimit të licencave.

Bashkëpunimi me Bordin për shërbime publike nga Vermont, SHBA

Programi për partneritet ndërmjet Komisionit Rregullator dhe Bordit për shërbime publike nga Vermont – SHBA u nënshkrua në Mars të vitit 2004. Me Programin për partneritet parashikohet shkëmbimi i përvojave dhe njohurive të të dyja autoriteteve rregullatore. Në kuadër të Programit për partneritet është parashikuar realizimi i takimeve dhe vizitave bilaterale të përfaqësuesve të të dy komisioneve rregullatore në Republikën e Maqedonisë dhe në Vemont – SHBA. Deri më tani janë realizuar katër takime pune në nivel më të lartë, si vijon:

Në takimet e Komisionit Rregullator dhe Bordit për shërbime publike u diskutua për:

  • punën dhe kompetencat e autoriteteve rregullatore;
  • strukturën organizative të autoriteteve rregullatore;
  • marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve rregullatore dhe të organeve shtetërore të pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv;
  • strukturën dhe funksionimin e tregut të energjisë;
  • procesin e vendimmarrjes.
  • mbrojtjen e konsumatorëve dhe mekanizmave për rregullimin e cilësisë së shërbimeve;
  • përgjegjësitë e ndërmarrjeve energjetike (qasje deri te rrjeti, lidhje, kontratë për furnizim, etj.)
  • obligimin e sigurimit të shërbimeve publike;
  • mbrojtjen e konsumatorëve vulnerabil;
  • sigurimin e transparencës dhe vizibilitetit gjatë punës së autoriteteve rregullatore;
  • aksesin deri te informacionet për publikun;
  • bashkëpunimin me shoqatat e konsumatorëve dhe medias;
  • procedimin e ankesave të konsumatorëve;
  • mënyrën e formimit dhe rregullimit të çmimeve dhe tarifave për energjinë e livruar;
  • shpenzimet e shërbimeve (elemente, faktorë, etj.)
  • marrëdhëniet me publikun.

Gjatë kohës së vizitës së përfaqësuesve nga Vermonti u nënshkrua Memorandumi për Mirëkuptim me të cilin u vendos Programi për partneritet dhe bashkëpunim më të afërt ndërmjet Komisionit Rregullator, Bordit për shërbime publike dhe NARUC. Memorandumi për Mirëkuptim u nënshkrua në prezencën e Ambasadorit fuqiplotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë Z. Lorens Batler.

Bashkëpunimi me Shoqërinë Kombëtare të Hulumtuesve Ekonomik (NERA)

Bashkëpunimi me Shoqërinë Kombëtare të Hulumtuesve Ekonomik (NERA) për Metodologjinë tarifore u realizua gjatë muajit Tetor të vitit 2004 në zyrat e Komisionit Rregullator. Bashkëpunimi me Shoqërinë Kombëtare të Hulumtuesve Ekonomik u realizua në periudhën kohore kur Komisioni Rregullator me ritëm të përshpejtuar punonte në hartimin e rregullores për mënyrën dhe kushtet e rregullimit të çmimeve të energjisë elektrike, “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 95 - 2004. Së këtejmi, njohuritë dhe përvojat që u prezantuan në takim u inkorporuan në mënyrë adekuate në Rregulloren për mënyrën dhe kushtet e rregullimit të çmimeve të energjisë elektrike të cilën Komisioni Rregullator do ta zbatoj gjatë formimit të çmimeve të energjisë elektrike.

Në takim u debatuan më shumë opsione dhe modele për Metodologjinë tarifore dhe mënyrën e rregullimit të çmimit të energjisë elektrike. Në këtë kontekst u shqyrtua/n:

  • pasqyra e Metodologjisë tarifore (shpenzimet funksionale dhe margjinale të shërbimit, dizejnimi i shkallëve)
  • metodat e përcaktimit të tarifave (çmime fikse, indeksimi, referimi);
  • grumbullimi i të dhënave (përgatitja e faturave, elementet tariforë, përllogaritja e kompensimeve fikse)
  • analiza e shpenzimeve margjinale (shpenzimet margjinale për prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen);
  • modele alternative për përcaktimin e çmimeve;
  • tregtia ndërkufitare me shembuj nga BE
  • rregullimi i elektroekonomisë në vendet në tranzicion;
  • transparenca gjatë rregullimit të çmimeve dhe përcaktimit të tarifave

Bashkëpunimi me Pirs Atvud

Bashkëpunimi me Pirs Atvud në lidhje me mënyrën, kushtet dhe procedurën e lëshimit të licencave u realizua në muajin shkurt të vitit 2005. Në takimin e punës u shqyrtuan përvojat e vendeve të rajonit lidhur me kushtet e lëshimit të licencave, e që është njëra nga veprimtaritë primare të Komisionit Rregullator. Takimi kishte për qëllim ta analizoj materialin e përgatitur të Komisionit Rregullator në lidhje me mënyrën, kushtet dhe procedurën e lëshimit të licencave.