Bashkëpunimi me BE/AER

Projekti për zhvillimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë filloi të implementohet menjëherë pas themelimit të Komisionit Rregullator. Projekti u financua nga Bashkimi Evropian përmes Agjencisë Evropiane për Rikonstrukcion. Për punët konsulente u përzgjodh Konzorciumi Energjikonsalting nga Hajdelberg, Republika e Gjermanisë dhe IKRP Rokas dhe partnerë nga Athina, Republika e Greqisë. Detyrat programore të Projektit ishin të përpilohet:

  • Dizajn i detajuar për organikën dhe punën e Komisionit Rregullator për Energjetikë të Maqedonisë (KRRE);
  • Analizë e harmonizimit të legjislacionit maqedonas me legjislacionin e BE-së në fushën e energjetikës;
  • Rregulla dhe procedura për rregullimin e sektorit energjetik;
  • Draft – modele për licenca dhe leje;
  • Metodologji për monitorimin e respektimit të kushteve të licencimit;
  • Metodologji për rregullimin e çmimeve të energjisë; dhe
  • Propozim rekomandime për mënyrën e ndërtimit të kapaciteteve profesionale të Komisionit Rregullator (njësi operative, ekipim kadrovik, financimi, infrastruktura etj.).