Puna dhe marrja e vendimeve

Puna dhe vendimmarrja e Komisionit Rregullator është rregulluar me Ligjin për energjetikë dhe me Rregulloren e punës të cilën Komisioni e miratoi më datë 31.12.2003. Në përputhje me këto akte, kryetari i Komisionit Rregullator, udhëheq me mbledhjet e Komisionit Rregullator, si dhe organizon dhe udhëheq shërbimin profesional për kryerjen e punëve administrative dhe profesionale të Komisionit Rregullator. Në rast të mungesës apo pengesës të Kryetarit të Komisionit Rregullator, kryetarin gjatë kohës së mungesës së tij ose pengesës e zëvendëson anëtari i komisionit të cilin e cakton ai. Mbledhjet e Komisionit Rregullator janë publike, përveç në rastet kur trajtohen informacione konfidenciale dhe fshehtësi afariste. Komisioni Rregullator merr vendime me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.

Vendimet e Komisionit Rregullator publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë”.