Struktura organizative

Komisioni Rregullator përbëhet nga kryetari dhe anëtarët e Komisionit të cilët janë funksionarë të zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga Shërbimi për kryerjen e punëve profesionale dhe administrative. Organizimi i brendshëm dhe sistematizimi i vendeve të punës dhe detyrat përcaktohen me Rregullore të veçantë nga Komisioni Rregullator. Në Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës dhe për detyrat e Komisionit Rregullator janë përcaktuar njësitë organizative, grupet e përhershme dhe periodike të punës, si dhe numri i përgjithshëm i realizuesve sipas sektorëve dhe shërbimeve. Në këtë mënyrë, organizimi i kryerjes së punëve profesionale dhe administrative-teknike në Komisionin Rregullator organizohen në:

  • sektorë dhe shërbime si njësi të përhershme organizative dhe
  • grupe periodike të punës për kryerjen e punëve dhe detyrave të veçanta specifike në kompetencë të Komisionit Rregullator të cilat kërkojnë qasje multisektoriale.

Sipas Rregullores, njësi organizative për kryerjen e punëve profesionale për nevojat e Komisionit Rregullator janë: 

  • Sektori për Punë Teknike-Energjetike nga Fusha e Energjisë Elektrike,
  • Sektori për Punë Teknike-Energjetike nga Fusha e Gazit Natyror, Karburanteve të Lëngëta, Energjisë Termike dhe Gjeotermale,
  • Sektori për Çështje Ekonomike;
  • Sektori për Çështje Juridike;
  • Sektori për Monitorimin e Tregjeve Energjetikë;
  • Sektori për Çështje Administrative, Financiare dhe të Përgjithshme dhe
  • Sektori për Teknologjinë e Informacionit dhe Statistikë.

Me punën e sektorëve udhëheq udhëheqësi i Sektorit, ndërsa me punën e shërbimit udhëheq udhëheqësi i shërbimit. Udhëheqësi i Sektorit, përkatësisht Udhëheqësi i shërbimit kujdeset për organizimin dhe kryerjen e punëve të Sektorit, përkatësisht Shërbimit, ndërsa për punën e tyre përgjigjen para Komisionit Rregullator.

SEKTORI PËR PUNË TEKNIKE-ENERGJETIKE NGA FUSHA E ENERGJISË ELEKTRIKE

Sektori për Punë Teknike-Energjetike nga Fusha e Energjisë Elektrike për nevojat e Komisionit Rregullator për energjetikë i kryen punët si vijon:

  • e monitoron funksionimin e tregut të energjisë elektrike;
  • kujdeset për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të shfrytëzuesve të energjisë elektrike;
  • merr pjesë në hartimin e akteve normative, vendimeve për çmime dhe lëshimin e licencave nga fusha e energjisë elektrike;
  • e mbikëqyr përmbushjen e obligimeve të licencave të lëshuara nga fusha e energjisë elektrike;
  • merr pjesë dhe bën propozime për zgjidhjen e kontesteve të krijuara ndërmjet ofertuesve të shërbimeve dhe shfrytëzuesve nga fusha e energjisë elektrike;
  • bashkëpunon me organe kompetente shtetërore, me organe të njësive të vetëqeverisjes lokale, me shoqëri tregtare të cilat kryejnë veprimtari energjetike dhe me përdoruesit e shërbimeve nga fusha e energjisë elektrike dhe
  • merr pjesë në grupet përkatëse të punës të cilat u përkasin organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

SEKTORI PËR PUNË TEKNIKE-ENERGJETIKE NGA FUSHA E GAZIT NATYROR, KARBURANTEVE TË LËNGËTA, ENERGJISË TERMIKE DHE GJEOTERMALE

Sektori për Punë Teknike-Energjetike nga Fusha e Gazit Natyror, Karburanteve të Lëngëta, Energjisë Termike dhe Gjeotermale për nevojat e Komisionit Rregullator për Energjetikë i kryen punët si vijon:

  • e monitoron funksionimin e tregut të gazit natyror, karburanteve të lëngëta, energjisë termike dhe gjeotermale;
  • kujdeset për avancimin e mbrojtjes së të drejtave të përdoruesve të gazit natyror, karburanteve të lëngëta, energjisë termike dhe gjeotermale;
  • merr pjesë në hartimin e akteve normative, vendimeve për çmime dhe lëshimin e licencave nga fusha e gazit natyror, karburanteve të lëngëta, energjisë termike dhe gjeotermale;
  • e mbikëqyr përmbushjen e obligimeve të licencave të lëshuara nga fusha e gazit natyror, karburanteve të lëngëta, energjisë termike dhe gjeotermale;
  • merr pjesë dhe bën propozime në zgjidhjen e kontesteve të krijuara ndërmjet ofertuesve të shërbimeve dhe përdoruesve nga fusha e gazit natyror, karburanteve të lëngëta, energjisë termike dhe gjeotermale;
  • bashkëpunon me organe kompetente shtetërore, me organe të njësive të vetëqeverisjes lokale, me shoqëri tregtare të cilat kryejnë veprimtari energjetike dhe me përdoruesit e shërbimeve nga fusha e gazit natyror, karburanteve të lëngëta, energjisë termike dhe gjeotermale dhe
  • merr pjesë në grupe përkatëse të punës të cilat u përkasin organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

SEKTORI PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Sektori për Çështje Ekonomike për nevojat e Komisionit Rregullator për Energjetikë i kryen punët si vijon:

  • i monitoron gjendjet në tregjet energjetikë në nivel të Republikës së Maqedonisë dhe në nivel ndërkombëtar;
  • bën analizë të gjendjeve ekonomike në veprimtaritë energjetike;
  • e studion gjendjen financiare të subjekteve energjetike;
  • merr pjesë në hartimin dhe miratimit e akteve normative dhe rregullave;
  • merr pjesë në hartimin e vendimeve për tarifa, çmime dhe lëshimin e licencave;
  • e mbikëqyrë gjendjen me fluktuacionin e çmimeve të energensave, zbatimin e metodologjive dhe sistemeve tariforë për formimin e tarifave dhe çmimeve të llojeve të caktuara të energjive;
  • kujdeset për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të konsumatorëve të energjisë dhe energensave dhe përdoruesve të sistemeve energjetikë;
  • propozon masa për stimulimin e konkurrencës në tregjet energjetikë;
  • i analizon kërkesat për ndryshimin e tarifave dhe çmimeve të parashtruara nga subjekte të caktuara energjetike;
  • bashkëpunon me organe kompetente shtetërore, me organe të njësive të vetëqeverisjes lokale, me kryerës të veprimtarisë energjetike, me përdoruesit e energjisë dhe me organizata dhe institucione të tjera;
  • merr pjesë në grupe përkatëse të punës të cilat u përkasin organizatave dhe asociacioneve rajonale dhe ndërkombëtare; dhe 
  • kryen edhe punë të tjera për nevojat e Komisionit Rregullator për Energjetikë.

SEKTORI PËR ÇËSHTJE JURIDIKE

Sektori për Çështje Juridike për nevojat e Komisionit Rregullator për Energjetikë i kryen punët si vijon:

  • i harton të gjitha aktet normative dhe aktet e tjera të përgjithshme dhe të veçanta juridike të cilat i miraton Komisioni Rregullator;
  • i  përpilon opinionet juridike për nevojat e Komisionit Rregullator;
  • e monitoron legjislacionin në Republikën e Maqedonisë dhe BE dhe e njofton Komisionin Rregullator për nevojën e hartimit të akteve të reja normative në përputhje me ndryshimet e legjislacionit dhe i sugjeron Komisionit Rregullator për nevojën e inicimit të procedurës për ndryshimin e legjislacionit ekzistues në Republikën e Maqedonisë;
  • merr pjesë në zgjidhjen e kontesteve;
  • inicion dhe merr pjesë në procedurën e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të përdoruesve të energjisë dhe kryen punë të tjera për nevojat e Komisionit Rregullator
  • .

SEKTORI PËR MONITORIMIN E TREGJEVE ENERGJETIKË

Sektori për Monitorimin e Tregjeve Energjetikë për nevojat e Komisionit Rregullator për Energjetikë i kryen punët si vijon:

  • E monitoron funksionimin e tregjeve energjetikë;
  • E monitoron realizimin e obligimeve të përcaktuara me ligj të kryerësve të veprimtarive të rregulluara energjetike që kanë të bëjnë me sigurimin e sigurisë gjatë furnizimit me energji elektrike, gaz natyror dhe energji termike;
  • E mbikëqyr përmbushjen e parimeve themelore të mosdiskriminimit, transparencës dhe objektivitetit në funksionimin e tregjeve energjetikë;
  • E mbikëqyr mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve të energjisë; 
  • E mbikëqyr cilësinë e shërbimeve të bartësve të licencave;
  • E mbikëqyr përmbushjen e obligimeve të licencave të lëshuara; 
  • Propozon inicim të procedurës për heqjen dhe suspendimin e licencave;
  • Bashkëpunon me organe kompetente shtetërore, me organe të njësive të vetëqeverisjes lokale, me kryerësit e veprimtarive energjetike, me përdoruesit e energjisë dhe me organizata dhe institucione të tjera;
  • Merr pjesë në grupe përkatëse të punës të cilat u përkasin organizatave dhe asociacioneve rajonale dhe ndërkombëtare.

SHËRBIMI ADMINISTRATIV-TEKNIK

Shërbimi Administrativ-Teknik i kryen të gjitha punët që kanë të bëjnë me mbështetjen administrative-teknike të punës së Komisionit Rregullator dhe sektorëve.

Grupet e përhershme dhe periodike të punës

Në kuadër të kryerjes së punëve nga fushëveprimi i kompetencave të Komisionit Rregullator themelohen grupe pune të përhershme dhe periodike. Grupet e përhershme të punës themelohen për kryerjen e punëve që kanë të bëjnë me:

  • Lëshimin e licencave dhe mbikëqyrjen e performancës së licencave;
  • Çmime dhe tarifa, si dhe
  • Pjesëmarrjen në zgjidhjen e kontesteve dhe propozimin e masave për zgjidhjen e kontesteve.

Grupet periodike të punës themelohen për kryerjen e punëve me karakter periodik, që kanë të bëjnë me:

  • Hartimin e akteve normative dhe rregullave në kompetencë të Komisionit Rregullator
  • Dhënien e opinionit për çështje të caktuara
  • Kryerjen e punëve të cilat rezultojnë nga obligimet ndërkombëtare
  • Përpilimin e propozimeve për veprim ndaj çështjeve të caktuara specifike në kompetencë të Komisionit Rregullator.

Themelimi i grupeve të punës bëhet me Aktvendim të Komisionit Rregullator me të cilin përcaktohen detyrat dhe vëllimi i punës, përbërja dhe udhëheqësi i tij. Me punën e grupeve të punës udhëheq udhëheqësi të cilin e cakton Komisioni Rregullator. Për Udhëheqës të grupeve periodike të punës caktohet njëri nga udhëheqësit e sektorëve konform detyrës specifike e cila korrespondon me punët që kryhen në sektorin përkatës. Për udhëheqës të grupeve të përhershme të punës, sipas rregullit, caktohet njëri nga udhëheqësit e sektorëve varësisht nga detyra me qëllim të së cilës themelohet grupi i punës edhe atë:

  • Lëshimi i licencave dhe mbikëqyrja e performancës së licencave -  udhëheqësi i sektorit për punë teknike dhe energjetike;
  • Çmime dhe tarifa – udhëheqësi i sektorit për çështje ekonomike; dhe 
  • Pjesëmarrje në zgjidhjen e kontesteve dhe propozim të masave për zgjidhjen e kontesteve – udhëheqësi i sektorit për çështje juridike.

Gjithashtu, në përbërjen e grupeve të përhershme dhe periodike të punës në mënyrë përkatëse caktohen edhe realizues nga sektorë të caktuar të Komisionit Rregullator.