Kryetari dhe anëtarët

Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përputhje me Ligjin për energjetikë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 16/11, 136/11, 79/13, 164/13, 41/14, 151/14, 33/15, 192/15, 215/15, 6/16, 53/16 dhe 189/16) dhe në përputhje me Ligjin për energjetikë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 96/18), përbëhet nga 7 anëtarë, nga të cilët njëri është kryetar.

Anëtarët dhe kryetarin e Komisionit Rregullator për Energjetikë me propozim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i emëron dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke e marr parasysh përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të pjesëtarëve të të gjitha bashkësive.

Për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë mund të emërohet personi shtetas i Republikës së Maqedonisë, i cili ka fituar më së paku 240 kredi sipas ECTS ose që ka kryer shkallën VII/1 nga fusha elektroteknike, makinerisë, teknologjisë, hidro - inxhinierisë ndërtimore, ekonomisë ose drejtësisë.

Funksioni anëtar i Komisionit Rregullator për Energjetikë kryhet në mënyrë profesionale dhe është i papajtueshëm me kryerjen e ndonjë funksioni tjetër publik ose funksioni në parti politike apo vend pune. Anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë i pushon funksioni publik ose funksioni në parti politike me fuqinë e ligjit në ditën e emërimit të tij. Nëse anëtari i Komisionit Rregullator për Energjetikë para emërimit ka qenë në marrëdhënie pune, i pezullohet marrëdhënia e punës.

Mandati i çdo anëtari të Komisionit Rregullator është pesë vjet dhe asnjë anëtar nuk mund ta kryej këtë funksion më shumë se dy mandate.

PËRBËRJA AKTUALE e Komisionit Rregullator për Energjetikë:

Mr. Marko Bislimoski, magjistër i elektroteknikës, Kryetar i KRRE; 

I emëruar për kryetar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-3994/1 të datës 26.06.2018, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 118/18.

Enver Elmazi, jurist i diplomuar, anëtar i KRRЕ; Zëvendës kryetar dhe anëtar i KRRE

I emëruar për anëtar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-4452/1 nga data 17 tetor 2016, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/16.

Mr. Natasha Veljanovska, magjistre e elektroteknikës, anëtare e KRRE;

E emëruar për anëtare të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-3994/1 nga data 26 qershor 2018, i publikuar në  “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 118/18.

Dr. Atanasko Tuneski, doktor i shkencave teknike, anëtar i KRRE;

I emëruar për anëtar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nr. 08-3994/1 nga data 26 qershor 2018, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 118/18.

Mr. Andrijana Nelkova-Çuçuk, magjistër i ekonomiste, anëtare e KRRE;

E emëruar për anëtare e KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-4703/1 nga data 27 gusht 2019, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 178/19.

Mr. Andrej Tasev, magjistër i ekonomiste i inxhinier i diplomuar i makinerisë, anëtar i KRRE;

I emëruar për anëtar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 08-2225/1 nga data 5.5.2021, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 101/21.

Lirim Sulejmani, jurist i diplomuar, anëtar i KRRЕ; 

I emëruar për anëtar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-2408/1 nga data 18.5.2021, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 110/21.

PËRBËRJA PARAPRAKE e Komisionit Rregullator për Energjetikë:

Sllave Ivanovski, jurist i diplomuar, Kryetar dhe anëtar i KRRE;
Me vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga data 23 korrik 2003, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 50/03, i emëruar për kryetar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Dimitar Petrov, inxhinier i diplomuar për elektroteknikë, Kryetar dhe anëtar i KRRE; I emëruar për kryetar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07-2694/1 nga data 15 qershor 2009, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 76/09 dhe i rizgjedhur për kryetar të KRRE me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08 - 5079/1 nga data 02.11.2015, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/15.

Mr. Radomir Cvetkoviq, inxhinier i diplomuar teknolog, anëtar i KRRE;
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga data 23 korrik 2003, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 50/03, është emëruar për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Murat Ramadani, ekonomist i diplomuar, anëtar i KRRE;
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga data 23 korrik 2003, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 50/03, është emëruar për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Branko Brajkovski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, anëtar i KRRE;
Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07 - 3863/1, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 66/04, mandati i Branko Brajkovski është vazhduar për pesë vjet.

Vllatko Gavrillov - In Memoriam, elektro inxhinier i diplomuar, anëtar i KRRE;

Me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07 - 3296/1 nga data 13.09.2005, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 77/2005, është emëruar për anëtar të Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Mr. Ruhi Bakiju,  jurist i diplomuar, Zëvendës kryetar dhe anëtar i KRRE;
Është emëruar për anëtar në KRRE me mandat prej pesë vitesh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 5574/1 nga muaji dhjetor i vitit 2007, i publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 156/07.

Mr. Elena Markova-Velinova, inxhiniere e diplomuar e elektroteknikës, anëtare e KRRE; 

I emëruar për anëtare të KRRE me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 758/1 nga data 7 shkurt 2011, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr.15/2011.

Mr. Dejan Boshkovski, inxhinier i diplomuar i makinerisë, anëtar i KRRE;

I emëruar për anëtar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-4452/1 nga data 17 tetor 2016, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/16.

Vidan Kulevski, inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, anëtar i KRRE; I emëruar për anëtar të KRRE me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07 - 4768/1 nga data 16 nëntor 2009, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 138/09 dhe i rizgjedhur për anëtar të KRRE me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.08 - 5079/1 nga data 02.11.2015, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/15.

Svetllana Janevska, ekonomiste e diplomuar, anëtare e KRRE;

E emëruar për anëtare të KRRE me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 1057/1 nga data 29.02.2008, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 32/08 dhe e rizgjedhur për anëtare të KRRE me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr.07 - 1067/1 nga data 19.02.2014, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 37/14.

Pançe Orcev, inxhinier i diplomuar teknolog, anëtar i KRRE;

I emëruar për anëtar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08-4848/1 nga data 25 dhjetor 2017, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 190/17.

Mr. Kushtrim Ramadani, inxhinier i diplomuar i makinerisë, Zëvendës kryetar dhe anëtar i KRRE; 

I emëruar për anëtar të KRRE, me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07-5245/1 nga data 24 dhjetor  2012, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 166/2012 dhe i rizgjedhur për anëtar të KRRE me mandat prej pesë vjetësh, me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 08 - 3994/1 nga data 26.06.2018, i publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 118/18.